Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka shprehur ngushëllime familjarëve të tre rinjve që humbën jetën tragjikisht të shtunën mbrëma si pasoj e një aksidenti në Liqenin e Badovcit.
Rama me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se me pikëllim të thellë ka marr lajmin për humbjen tragjike, përcjell Arbresh.info
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të jetës së tre të rinjve në aksidentin në Liqenin e Badovcit. Këto janë momente të rënda për familjet dhe të afërmit e tyre, dhe në këto çaste dhimbjeje, dua t’u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutemi që të gjejnë forcën për të përballuar këtë humbje të madhe. Ne jemi me ju në këtë moment të vështirë”, ka shkruar Rama.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka njftuar se mbrëmë rreth orës 23:00 ka ndodhur një aksident në rrugën Gjilan-Prishtinë ku si pasoj e këtij aksidenti tre persona kanë mbetur të vdekur./Arbresh.info
Lexo edhe:
Aksident me fatalitet në rrugën Gjilan – Prishtinë, vdesin tre persona
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin