“Edmond Hoxhën e kam pas shok, e kam njoftë Zahir Pajazitin kur m’ka pshtu në Prishtinë. Një grup i serbëve më kanë rreh, e ishin këta dy që më shpëtuan”, kujton momentet e vështira të fillimit të luftës në Kosovë, Edin Pacolli.
Familja Pacolli thotë se kanë mbajtur tubime rreth situatës së krijuar në atë kohë, dhe shumë prej familjarëve thotë se janë shpërnda në radhët e UÇK-së në Llap, Gollak, Karadak, Drenicë dhe në të gjithë Kosovën.
“Kam qenë në Prishtinë edhe kam banu me një student në atë kohë, Emrush Suma, dhe disa të tjerë dhe kemi vendos me ju bashku radhëve të UÇK-së derisa ende UÇK-ja ishte me maska. Kemi shku në Kleçkë tek komandant Çeliku(Fatmir Limaj) dhe Kumanova(Ismet Jashari). Me Limajn kemi pasë kontakt direkt edhe kemi shprehë vullnetin me ju bashku luftës. Pas këtij takimi, ai na drejtoi te njësiti “Lumi” në Malishevë, dhe aty Gani Krasniqi na ka pritë shumë mirë dhe na ka vendosë me një odë të familjes tij”, rrëfen Pacolli duke saktësuar se bëhet fjalë për prillin e vitit 1998.
Ai tregon se si prej momentit kur janë heqë maskat kanë dalë në Bllacë, dhe komandant ka qenë Ragip Begaj, dhe komandanti Imer Krasniqi.
“15 qershor 1998 ra dëshmor Imer Krasniqi, kam marrë pjesë në varrimin e tij, por larg kamerave sepse asi soji ishte situata.”
Malli për nënë e bëri të rrezikojë përmes maleve të Berishës të shkojë në fshatin Marec ta takojë, pa e ditur se ishte takimi i fundit.
“Kam hy në derë derisa ishte tu fol për mu, reagimin e saj kurrë nuk e harroj”.
Ky takim e frymëzoi t’i kthehet luftimeve të ashpra të vitit 1998.
“U kthyem në ofenzivat e ashpra të 98-tës. Luftuam gati 10 ditë me të gjithë artilerinë, pastaj u kthyem në Pagarushë. Aty janë kthyer disa civil, për t’i shpëtuar nga ushtria serbe që i kishte bërë pritë”.
Të pa harrueshme janë edhe kujtimet gjatë transportimit të armëve nga Shqipëria.
“Kemi shku në Shqipëri me marr armatim, pavarësisht lodhjes vullneti ishte mbi të gjitha.”
Edin Pacolli shprehet krenar për të gjithë ata që ka njohur në Malishevë e Drenicë, dhe respekti i tij për ta thotë do të jetë i përhershëm.
“Kam taku shumë njerëz me zemër të madhe. Ragip Begaj i kam ndejtur afër, tash kryetar i Malishevës. Jam krenar që i pata ata shokë. Njofta shumë njerëz të mirë dhe si i ri përfitova shumë prej tyre. Kur u ktheva, nana kish pas vdekë. Kisha pas qef me pa edhe nuk e kam ditë. Por, shoqërinë e kom pas shumë të mirë, m’kanë respektu, dhe në Bajë të Malishevës edhe sot shkoj me dyer qel. Janë njerëz tepër të mirë dhe sa të jetoj edhe fëmijëve të mi do të tregoj këtë histori. Kemi pasë momente të vështira, por kemi qenë shumë të lidhtë”, thotë Pacolli për arbresh.info.
Pacolli thotë se nuk do të harrojë kurrë shkun e tij, Milaim Shala. Shalën e kujton si njeriu që udhëheqi logjistikën dhe me organizimin e tij përballoi shumë momente të vështira.
“Komandant Ragip Begaj na këshilloi çdo herë për të mirë si ta rujamë popullatën, si te ruajmë veten dhe si ta sulmojmë armikun, pa u lëndu vetë. Kurrë nuk do t’i harroj kËshillat e tiJ. Në rrethin e Malishevës takova shumë njerëz të mirë. Dua të theksoj edhe një kontribut të shokut tem shumë të mirë Milaim Shalës. Ishte komandant i batalionit të parë të Brigadës 122 ‘Imer Krasniqi’. Organizimi i tij në luftë në kohët ma t’vështira më ka befasu për së tepërmi, si u gjind dhe si e ka ba organizimin e ushqimit dhe logjistikës në përgjithsi. Popullata ishte shumë mirëpritëse në atë rrethinë. Une kam shërbyer si epror i ndërlidhjes në brigadën 122 ‘Imer Krasniqi’.”
Të gjithë atë që po ndodhë me Gjykatën Speciale e quan “politike” duke besuar plotësisht në pastërtinë e bashkëluftëtarëve të tij në çfarëdo niveli.
“Janë politike dhe nuk kamë pa që ka ba dikush diçka që nuk u dashtë me ba. E kam pa me sytë e mi se si Fatmir Limaj ja ka nda miellin popullatës. Aty e kam pa edhe zotin Limaj tu e nda me pjatë miellin, për me pasë krejt. Edhe dikush që e bënë këtë gjest nuk mund të jetë i keq. Çdo herë jem këshillu se si të sillemi me civil, dhe këto këshilla na kanë drejtu”, përmbyllë rrëfimin e luftës Pacolli.
Pas transformimit të UÇK-së në Trupa Mbrojtëse të Kosovës, Endin Pacolli, shërbeu aty rreth katër vjet, konkretisht në Brigadën 154.
Ai përmend stërvitjet e shumta që kishin bërë me KFOR-in.
“Rrogat e para në TMK i kemi marrë nga Behgjet Pacolli”.
Pavarësisht kësaj sakrifice, ai thotë se kushtet e atëhershme e detyruan të emigrojë në Zvicër, atje ku sot jeton me bashkëshorten dhe dy fëmijë.
“Isha i zhgënjyer në atë kohë prej moskujdesit ndaj atyre që me të vërtetë kanë dhënë diçka, dhe dikush e ka marrë krenarinë e luftës pa qenë hiq në luftë. Njerëzit e vërtetë të luftës nuk i ka këqyr kërkush. Jam në Zvicër kam familjen dhe dy fëmijë, Por me dëshirë do të isha në vendin tem dhe do të doja ta shihja vendin ma mirë edhe të jepja kontributin ashtu siç është nevoja”, përfundon rrëfimin Pacolli.
Rrëfimin e plotë për përjetimet gjatë luftës të ish-ushtarit të UÇK-së, Edin Pacolli, së shpejti do ta gjeni edhe me video në portalin arbresh.info. /arbresh.info/
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...