Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), në një shkresë drejtuar gjyqtarit paraprak ka thënë se ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, duhet t’iu vazhdohet paraburgimi.
Sipas raportimit të “Betimit për Drejtësi”, ata kanë thënë se asnjëherë nuk janë mbështetur në dëshminë e dëshmitarit që u tërhoq.
Veselit dhe Thaçit, gjyqtari paraprak ua kishte aprovuar kërkesat që shqyrtimi i paraburgimit të tyre të shtyhet derisa të zgjidhet një çështje.
Tutje, mbrojtja e Kadri Veselit, në një shkresë drejtuar gjykatës kishte thënë se një dëshmitar pranoi që gënjeu se Veseli dhe Thaçi ishin përgjegjës për dokumentet konfidenciale në rastin Gucati dhe Haradinaj dhe se ishte shtyrë për të gënjyer nga një informator, i cili ka qenë në kontakt të rregullt me ZPS-në.
“Çështja e zbulimit e përmendur në vendime ka të bëjë me masën në të cilën ZPS-ja është mbështetur në dëshminë e një dëshmitari, i cili që atëherë ka hequr dorë nga rrëfimi i tij. ZPS-ja asnjëherë nuk është mbështetur në dëshmitë e këtij dëshmitari në këtë rast, duke përfshirë edhe arsyetimin e paraburgimit të ndonjë të akuzuari”.
“Mbrojtja e ka ditur këtë gjatë gjithë kohës – që nga vendimet e para të paraburgimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, u bë e qartë se paraburgimi mund të justifikohej vetëm me informacionin që iu zbulua”, është thënë nga ZPS-ja.
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...