Google ADS

Vajza e Jakup Krasniqit: Ta adhuroj buzëqeshjen dhe kravatën me shqiponja

18:29 | 3 Prill 2023
Emir Abduramani

Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa, ka shkruar disa fjalë për babanë e saj i cili sot filloi të gjykohet nga Gjykata Speciale në Hagë, bashkë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Në Facebook, Gresa ka treguar dashurinë e saj për ish-zëdhënësin e UCK-së me fjalë emocionale.

“Të adhuroj buzëqeshjen dhe kravaten me shqiponja që me aq krenari i mban gjithmonë.

Jetofsh gjatë, dashnia ime”, ka shkruar Gresa.

Ajo ka uruar që gjithë katër ish-krerët e UCK-së të dalin faqebardhë nga ky proces.

“Dalshi faqebardhë Çlirimtarë e bashkë me ju faqebardhë dalt dhe lufta e lavdishme e UÇK-se!”, ka shkruar ajo./Arbresh.info

Të ngjashme