Google ADS

Trëndafilova në mediat serbe paralajmëron fillimin e gjykimit të krerëve të UÇK-së

11:30 | 21 Shtator 2022
Emir Abduramani

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, Ekaterina Trëndafilova, ka deklaruar në një intervistë për televizionin publik serb RTS se gjykimi ndaj Presidentit Hashim Thaci pritet të fillojë shumë shpejt, përcjell arbresh.info.

“Ky është një rast mjaft voluminoz, sepse janë katër të akuzuar -Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi. Aty janë mbi një milion faqe të materialit me dëshmi. Gjyqtarët e procedurës paraprake  po punojnë në mënyrë intensive dhe do të shohim – shpresojmë se kjo do të ndodhë shpejt” ka thënë Trëndafilova në një intervistë për televizionin serb. Nuk është bërë e ditur se a është dhënë intervista në Hagë apo në beograd.

E pyetur nëse kjo do të ndodhë deri në fund të vitit, Trendafilova ka thënë se nuk mund të përgjiget.

“Nuk kam mund t’u përgjigjem. Jo që kam njohuri e po e fshehi nga ju, por i takon gjyqtarit që në pajtim me ligjin dhe rregulloren e procedurës dhe të provave, ta sjellë procesin në gjykim. Kur të ndodhë kjo, do t’i zgjedh gjyqtarët që do të merren me rastin dhe shpresoj se ata do të punojnë në mënyrë ekspeditive, siç është rasti me lëndët tjera” ka thënë Trëndafilova./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme