Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, është caktuar paneli i gjyqtarëve të Supremes për të vendosur lidhur me kërkesën e Salih Mustafës, me të cilën ka kërkuar zgjatjen e afatit për dorëzimin e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë.
Në vendimin e marrë më 17 janar 2024, thuhet se lidhur me këtë kërkesë dhe kërkesat e tjera që kanë të bëjnë me këtë çështje, do të vendosin gjykatësit Ekaterina Trendafilovën si kryesuese së bashku me dy anëtarët, gjykatësit Christine van den Wyngaert dhe gjykatësin Daniel Fransen, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Duke marrë parasysh nenin 33(6) të Ligjit dhe kriteret e përcaktuara në Rregullën 4 (2) të Rregullave për caktimin, duke përfshirë përvojën dhe ekspertizën përkatëse si dhe disponueshmërinë në këtë moment, Kryetarja cakton: Gjyqtaren Ekaterina Trendafilova, kryesuese, gjyqtaren Christine van den Wyngaert, gjyktarin Daniel Fransen në Kolegjin e Gjykatës së Lartë për të vendosur në lidhje me kërkesën për zgjatjen e afatit dhe çdo kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë, pasi të jetë paraqitur, ose çështje të ngjashme”, thuhet në vendim.
Sipas këtij vendimi, pasi Apeli shpalli aktgjykim dënues prej 22 vitesh për Mustafën, ky i fundit më 3 janar 2024 kishte kërkuar që ta zëvendësojë avokatin e tij Julius Von Bone, duke emëruar avokaten Venkateswari Alagendra si avokate të tij të re.
Ndërsa më 15 janar 2024, Mustafa kërkoi që t’i zgjatet afati kohor për të paraqitur kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë me një periudhë prej 180 ditës, duke e llogaritur nga 14 marsi 2024. Lidhur me këtë çështje, Mustafa kishte alternativë që ky afat për paraqitjen e kësaj kërkese t’i zgjatej për një periudhë 90 ditore që nga dhënia e përkthimit të aktgjykimit në shqip.
Ndërsa, ZPS-ja e përgjigjen e saj ndaj kësaj kërkese e ka dorëzuar me 17 janar 2024.
Ndryshe, kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Ekaterina Trendafilova ka caktuar gjyqtarin Gilbert Bitti si gjyqtar i vetëm për mbikëqyrjen e zbatimit të vendimit kundër Salih Mustafës për zhdëmtimin e viktimave.
Ndryshe, më 6 prill 2023, Salih Mustafa u urdhërua që të paguajë 207 mijë euro për zhdëmtim të viktimave.
Aktgjykimi ndaj Mustafës në shkallë të parë, ishte shpallur më 16 dhjetor 2022, me të cilin Mustafa është dënuar me 26 vite burgim. Ai kishte paraqitur në Panelin e Gjykatës së Apelit 51 pika kundër vendimit dënues të Themelores së Speciales ndaj tij.
Kurse, Gjykata e Apelit të Speciales më 14 dhjetor 2023 ka shpallur aktgjykim ndaj Salih Mustafës, me të cilin e dënoi me dënim unik prej 22 vite burgim për krime lufte.
Në arsyetimin e aktgjykimit, kryetarja e panelit të Apelit, Michele Picard tha se trupit gjykues i shkallës së parë kishte bërë një gabim të dallueshëm në dënimin e dhënë për Salih Mustafën. Po ashtu, ajo shtoi se një dënim i njehsuar prej 22 vitesh burgim, duke e llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim, pasqyron në tërësi veprimtarinë kriminale të Mustafës.
Ndërsa, prokurorja e specializuar, Kimberly West e quajti ‘fitore për drejtësinë’ vendimin e Apelit ndaj Salih Mustafës.
Kronologjinë e rastit ndaj Salih Mustafës, mund ta lexoni KËTU. Ndryshe, aktakuza ndaj Mustafës ishte konfirmuar më 12 qershor 2020.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...