Seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së është ndalur për pak kohë, teksa pas pushimit përveç avokatëve, para trupit gjykues do të flas edhe vetë ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith njoftoi për një pushim, duke i pyetur avokatët e Thaçit se edhe sa kohë iu ka mbetur që ta japin deklaratën hyrëse të gjykimit.
Avokati Luka Mishetiq tha se pas pushimit do të flasin pak dhe më pas shkurt do t’i thotë pak fjalë edhe vetë Thaçi.
“Besoj edhe 30 apo 40 minuta, pas së cilës z.Thaçi do të flasë për 5 minuta. Ah, edhe z.Kehoe ka fjalë përmbyllëse, por do të jetë shumë e shkurtër, dhe pastaj do të flasë z. Thaçi. Besoj se deri në orën 12 e një çerek mbarojmë”, tha Mishetiq.
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar dje me leximin e akuzave të Prokurorisë Speciale, e cila po i akuzon Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit.
Ndërkaq sot avokatët e Thaçit thanë para Gjykatës se në kohen kur po flitej për qendrat e ndalimit dhe për torturën ndaj njerëzve, Thaçi nuk ka pasur fare kontroll mbi UÇK-në dhe se atë kompetencë në atë kohë e kanë pasur komandantët e zonave, duke përmendur Rrustem Mustafën – Remi dhe Sylejman Selimi.
Mbrojtja e Thaçit u paraqit me dëshmi nga vetë Departamenti Amerikan i Shtetit, io cili në deklarata të ndryshme ia potenconte Thaçit se ai nuk e ka kontrolluar tërësisht ushtrinë.
Avokatët thanë se Adem Demaçi ka qenë autoriteti kryesor nga i cili merreshin vendimet e UÇK-së, e jo Thaçi si kryetar i Shtabit të Përgjithshëm.
Deri më tash, avokati Gregory Keohe paraqiti edhe masakrat që ushtria dhe policia serbe ka kryer në Kosovë gjatë viteve 1998 dhe 1999, teksa tha se lufta e UÇK-së ka qenë luftë e hakmarrjes ndaj represionit dhe krimeve që po kryente Serbia nëpër vendet e Kosovës.
Ai s’mohoi që mund të ketë pasur krime nga individë të UÇK-së, por jo nga UÇK-ja si organizatë ushtarake dhe çlirimtare
U fol edhe për akuzat se Thaçi ka përndjekur veprimtarë të LDK-së, për të cilët avokati Keohe theksoi se Qeveria e Përkohshme e vitit 1999 u formua në bashkëpunim mes Thaçit, LDK-së dhe LBD-së.
Vazhdimi i seancës pritet të behet nga ora 12:15, sipas kohës tonë lokale./Arbresh.info
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës