Para trupit gjykues në Hagë, ka folur edhe Rexhep Selimi, i cili në deklaratën pa betim ka thënë se aktakuza ndaj tij është e pabazuar në fakte dhe argumente.
Ai tregoi pak për historikun e tij deri kur vendosi që t’i bashkohej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Selimi rrëfeu se ka qenë student i shkollës së mesme kur ka parë tmerrin e helmimit të nxënësve në shkollën e tij, teksa përmendi edhe largimet nga puna të shqiptarëve nga shteti serb.
Në këtë situatë, Selimi tregoi se nuk qëndroi në Kosovë për t’u helmuar dhe as nuk shkoi në mërgim, por zgjodhi t’i bashkohej UÇK-së.
“Kisha dy opsione, të qëndroja në Kosovë dhe të pritesha që të helmohesha, të rrihesha dhe të vritesha, dhe opsioni tjetër ishte largimi nga vendi. Në mes këtyre dy opsioneve zgjodha një rrugë të tretë, refuzova të shkojë në mërgim te familja ime dhe iu bashkova një familje akoma më të madhe, familjes Jashari në Prekaz. Lashë ëndrrat e mia, lashë letërsinë dhe u bëra pjesë e UÇK–së”, tha Selimi.
Ai tregoi për qëndrimin e tij te familja Jashari deri në ditën kur ai me familjarët e tij ra lavdishëm për liri.
“Unë isha i kërkuar nga Serbia, ata më ndiqnin për të më arrestuar apo edhe për të më vrarë, u publikua një aktakuzë ndaj meje, nuk mund të qëndroja në shtëpinë time dhe u detyrova që më 10 tetor 1996 me dajën Mujë Krasniqi të largoheshim. Qëndroja vetëm me familjen Jashari, bacën Shaban, Ademin dhe Hamzën. Gjithë fëmijët e tyre u vranë nga sulmi i marsit 1998 në Prekaz. Në ditën e sulmit nuk ndodhesha aty, përndryshe edhe unë do ta kisha fatin e njëjtë me ta. Ne shokët e Adem Jasharit mbetem përballë gjithë Serbisë, ishim shumë pak të armatosur dobët dhe ta pauniformuar dhe të paorganizuar mirë. Krejt çka kishim ishte rruga e ADEM Jasharit, ishin dy rrugë: jeta deri në fitore apo vdekja për të”, tha ai.
Selimi ka thënë se lufta s’është e mirë për askënd, por ajo ka qenë domosdoshmëri për kombin.
Ai tha se kur flitet për krime, duhet medoemos të flitet për ato të Serbisë, me qindra masakra të kryera, 12 mijë të vrarë dhe 20 mijë gra të dhunuara.
“Serbia vrau mbi 12 mijë shqiptarë, dhunuan me mijëra gra e vajza, dogjën shtëpitë, dëbuan gjysmën e popullatës. Ne nuk e bëmë këtë, e nëse po flasim për krime, le të flasim për ato që me të vërtetë kanë ndodhur, ku janë vrarë fëmijët në gjirin e nënave të tyre. Le të flasim për të zhdukurit dhe kriuminelët e pandëshkuar. Në qershor 1999 NATO na ndihmoi që lufta të përfundojë, pas përfundimit të saj, KFOR-i dhe UNMIK-u bashkë me ne u munduan që Kosova të ketë institucionet e saja të pavarura dhe demokratike”, tha ai.
Në fund, ai theksoi se nuk ka aspak frikë nga drejtësia, për vetë faktin se është i pafajshëm, teksa theksoi se me bashkëluftëtarët beson se do kthehet i lirë në Kosovë
“Jo rrallëherë jam pyetur se a kisha frikë nga drejtësia. Jo nuk kam, por nga padrejtësia duhet të frikësohemi të gjithë, por unë qëndroj ballëlartë, sepse në fund të procesit ju do vendosni për pafajësinë time. Në këto çaste kam shumë besim se së bashku do e nxjerrim të verteten dhe kam besim që me bashkëluftëtarët e mi do kthehemi të lirë në vendin që për të luftuam e punuam gjithë jetën.”, përfundoi Selimi./Arbresh.info
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit