Pyetet a i kupton akuzat, Rexhep Selimi: Luftën për liri e kam nisur me Adem Jasharin dhe e kemi përfundu me NATO-n

11:38 | 11 Nëntor 2020
arbresh.info

Në paraqitjen e parë të Rexhep Selimit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, ai është deklaruar i pafajshëm.

“E di që nuk është momenti as vendi, të flas për legjitimitetin e kësaj gjykate, kur e ka themelu Kuvendi i Kosovës. Unë si deputet e kam refuzu këtë gjykatë. Donim që kjo të bëhej në Kosovë. Pasi Kosova shpalli pavarësinë, Serbia ka paditur Kosovën në lidhje me pavarësinë. Ajo gjykatë i dha legjitimitet pavarësisë së Kosovës. Pak muaj më pas, Serbia përmes Dick Marty, e ngriti këtë. Ja ku jemi. Kjo gjykatë tashmë është një fakt. Sot jam këtu si luftëtarë i UÇK-së dhe si themelues. Rolet i kemi të ndara, por ju lutem më bëni të besoj se qëllimi do të jetë drejtësia dhe e vërteta. Ishte aktakuzë e rëndë, voluminoze, e pa sakte dhe e padrejtë. Ky proces do ta dëshmojë që kishim luftë të pastër dhe të drejtë. Kam luftuar kundër Serbisë okupatore, që ka bërë gjenocid, vrasje, shfarosje e spastrim etnik. Unë jam veç një çlirimtar. Luftën për liri e kam nisur me Adem Jasharin dhe e kemi përfundu me NATO-n”, është shprehur Selimi.

Aktakuza kundër Rexhep Selimit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Rexhep Selimin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale./arbresh.info/

 

Jakup Krasniqi vetë deklarohet i pafajshëm

EKSKLUZIVE| Ish-Presidenti Thaçi pritet të mbrohet në liri, gjykim përmes video telekonferencës

Thaçi për akuzat: I dëgjova, i kam  lexuar dhe i hedhë poshtë të gjitha

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme