Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, edhe të enjten po vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës, ku e ka përfunduar dëshminë dëshmitari i tretë i mbrojtur i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, me kodin 7.
Në këtë seancë, trupi gjykues e pyeti dëshmitarin se për çfarë e kishte fjalën dje kur deklaroi se për djemtë perspektivat nuk ishin njësoj.
“Perspektiva, nuk kemi marrëdhënie pune, vëllai i madh ka qenë polic…”, tha dëshmitari, duke thënë se e ka fjalën për perspektivën në Kosovë.
Ai shtoi se nuk i kujtohet për sa kohë punoi vëllai i tij në Polici.
Dëshmitari 7 theksoi se i kishte dalë emri se ishte pranuar në Polici, por më pas ia kishin tërhequr.
Ai thotë se këto kanë mundësi të kenë ndodhur lidhur me ato që i kanë ndodhur babait të tij.
Ndryshe, Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.
“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë. /BetimipërDrejtësi
Izraeli sulmon Bejrutin, Hezbollahu bazat ushtarake izraelit...
Galatasaray i vendosur ta thyej rekordin e transferimeve në ...
Haradinaj: Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gj...
Sot shënohet 80-vjetori i çlirimit të Tiranës
I mituri kanos me thikë një grua në shtëpinë e saj në Kaçani...
Gazetari kanoset përmes telefonit, rastin e lajmëron në poli...