Seanca gjyqësore në rastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj është ndërprerë, për të vazhduar në orën 14:00.
Deri më tani prokuroria ka shtruar një varg pyetjesh në lidhje me pakot e dëshmitares se parë në këtë rast, Zdenka Pumper, hetuese pran Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Ajo ka dhënë në detaje informacione në lidhje me mbledhjen e dokumenteve në rastin e Gucatit dhe Haradinaj duke e ndarë në tri pako.
Në pakon e parë të sekuestruar bëhet fjalë për dokumentet e datës 7 shtator.
Në pakon e dytë të sekuestruar bëhet fjalë për dokumentet e datës 18 tetor.
Në pakon e tretë të sekuestruar bëhet fjalë për dokumentet e datës 22 tetor.
“Jam koordinatore e hetimit. Detyrat e mija janë që të intervistoj dëshmitar, të përgatis plane të punës për prokurorinë, të analizoj prova”, deklaroi Pumper në fillim të dëshmisë.
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e ka përfunduar deklaratën e saj hyrëse në gjykimin kundër, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, më shtatë tetor, kur edhe ka filluar gjykimi ndaj tyre.
Më 15 korrik 2021, Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova caktoi gjykatësit Çarls Smith III, Kristof Barte, Genël Metro dhe Fergal Gejnor (rezervë) në Trupin Gjykues II.
Gucati dhe Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Aktakuza ndaj këtyre dyve është konfirmuar më 11 dhjetor 2020 dhe është publikuar më 14 dhjetor 2020, ndërsa një aktakuzë e korrigjuar u parashtrua më 5 korrik, kurse ajo me më pak redaktime më 4 tetor 2021.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale”, njoftojnë Dhomat e Specializuara.
Krerët e OVL UÇK-së ngarkohen se kanë bërë komente nënçmuese kundër dëshmitarëve të mundshëm dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara./arbresh.info/
Kjo është dëshmitarja e parë në gjykimin e Gucatit dhe Haradinajt
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës
Zbulohen dy objektivat e Real Madridit për stinorin e ri