Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, për akuzat që kanë të bëjnë me keqtrajtimin dhe përndjekjen e njerëzve të LDK-së në atë kohë, tha në seancë se dokumenti i vetëm i nënshkruar i Veselit si shef i SHIK-ut ka qenë ai i bashkimit të UÇK-së me FARK-un.
Ky dokument, u paraqit si dëshmi se FARK-u është përfshirë në kuadër të UÇK-së në një forcë të vetme.
“Kjo ia dëshmon të kundërtën pretendimit të prokurorisë se UÇK-ja ka dashur të eliminojë dhe t’i përndjek anëtarët e LDK-së, asnjëherë s’ka pasur diçka të tillë. Këtë e tregon fakti se shumica e anëtarëve të UÇK-së kanë qenë përkrahës të LDK-së”, theksoi ai.
Ai theksoi se dy palët kanë pasur edhe mospajtime dhe dallime ashtu sic ka në cdo proces, por qëllimi i përbashkët i ka bashkuar dhe nuk ka mundur të kryhen krime ndërmjet tyre.
“Prokuroria dëshiron që tërthorazi ta mbajë përgjegjës zotin Veseli për këto vepra, kinse ai ka bërë politika kriminale”, tha ai./Arbresh.info
Borrell: Kërcënimet bërthamore të Rusisë janë të papërgjegjs...
Osmani: Të mbijetuarat e dhunës seksuale mishërojnë qëndrues...
”Ne e urrejmë atë”/ Reagojnë ashpër familjarët e Arionit pas...
Vrasja e adoleshentit në Tiranë – Mbahet 1 minutë heshtje ng...
Gjykata e Posaçme e Apelit jep vendimin për Ilir Metën, lë n...
Maliqi shprehet i zhgënjyer që “Dardanët” e rinj...