Avokati tjetër i ish-presidentit Thaçi, Luka Mizhetiq, pas pauzës u fokusua në piken e akuzës së Prokurorisë që ka të bëjë me akuzën për krime ndaj popullatës civile dhe ndaj bashkëpunëtorëve të regjimit serb, apo ndryshe kolaboracionistët.
Ai i reagoi Prokurorisë e cila tha se shumë krime janë kryer deri në shtator të vitit 1999, duke ia bërë të qartë se lufta në Kosovë ka përfunduar në qershor të këtij viti, e nuk ka vazhduar më tej.
“Lufta përfundoi në qershor, e jo më vonë siç pretendohet. Prokuroria është e bindur se ka pasur luftë edhe pas qershorit 99 por kjo nuk është e vërtetë, kjo u vërtetua edhe nga ndërkombëtarët”, tha Mizhetiq.
Ai përmendi edhe rastin e Fatmir Limajt dhe Ramush Haradinajt në Tribunalin e Hagës, për të cilët tha se aty u nxorr përfundimi se krime nga UÇK-ja ndaj civilëve nuk ka pasur.
Ndërkaq për për bashkëpunëtorët e regjimit serb, avokati Mizhetiq tha se ka pasur politikë të shënjestruar ndaj tyre, por edhe ajo politikë, ka qenë për arritjen e objektivave ushtarake.
Referuar komunikatave që u përmenden dje nga ZPS-ja, avokati Mizhetiq tha se në rastet Limaj dhe Haradinaj është vërtetuar se ato komunikata kanë qenë vetëm për të dyshuarit për lidhje me sistemin serb të kohës, e jo me popullatën civile.
“Komunikatat e UÇK-së kanë qenë vetëm për ata që kanë qenë të dyshuar se kanë pasur lidhje me sistemin serb. Ato janë përdorur qëllimisht për motive propagandistike. Edhe në rastin Haradinaj është konstatuar kjo gjë, pra se s’ka pasur krime ndaj popullatës civile, por ka pasur vetëm ndaj individëve, jo për përkatësinë te tyre”, tha avokati.
Mbrojtja e Thaçit nënvizoi se UÇK-ja nuk e ka pasur si politikë të veten shënjestrimin e kundërshtarëve, teksa theksoi se akuzat e Prokurorisë tregojnë se ZPS-ja i ka “hyrë detit në këmbë”.
“Këto mospërputhje të akuzave të Prokurorisë tregojnë se i kanë hyrë detit në këmbë”, tha Mizhetiq./Arbresh.info
Osmani: Të mbijetuarat e dhunës seksuale mishërojnë qëndrues...
”Ne e urrejmë atë”/ Reagojnë ashpër familjarët e Arionit pas...
Vrasja e adoleshentit në Tiranë – Mbahet 1 minutë heshtje ng...
Gjykata e Posaçme e Apelit jep vendimin për Ilir Metën, lë n...
Maliqi shprehet i zhgënjyer që “Dardanët” e rinj...
Republikanët në Senat gati të fillojnë punën me udhëheqjen e...