Mbrojtja e Haradinajt dhe Gucatit, kërkojnë që të lejohen vizitat familjare për të paraburgosurit në Hagë

12:31 | 28 Maj 2021
S D

Në seancën që është duke vazhduar ndaj kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj, në Gjykatën Speciale në Hagë, shkruan arbresh.info.

Mbrojtja e dyshes bëri kërkesë për lehtësimin e masave që të kenë kontaktit fizik mbrojtësit me klientët dhe të lejohen vizitat me familjarët.

Avokati i Hysni Gucatiti, Jonathan Elystan Rees kërkoi caktimin e një date se kur do të hiqen këto kufizime për të paraburgosurit në Hagë.

“Ne jemi mirënjohës që me 4 qershor të fillojë procesi i vaksinimit. Ne kemi kuptuar nga zyra që të gjithë edhe stafi edhe të burgosurit do të vaksinohen deri më 4 qershor. Ne e kuptojmë që mund të ndodhin gjëra të paparashikuara, ne duam caktimin e një date për heqjen e kufizimeve lidhur me kontaktin fizik të mbrojtësve dhe vizitave familjare. Është e natyrshme që kur të gjitha palët të jenë të vaksinuar të hiqen këto masa. Kjo është kërkesa e jona”, ka thënë avokati i Gucatiti.

Ndërkaq Toby Cadman, avokati i Nasim Haradinaj theksoi se masat kufizuese për mos lejimin e vizitave familjare janë të papranueshme, pasi që të paraburgosurit i kanë marrë të dyja vaksinat.

“Duhet që të lejohet vizita për z.Haradinajn. sic e di z.Haradinaj i ka bërë të dyja vaksinat, e po ashtu edhe të tjerët. Problemi është tek rojet e burgut dhe ndoshta kufizimet nuk do të hiqen deri në muajin korrik. Kjo është e papranueshme. Ne kemi kërkuar edhe këshilla mjekësore dhe na kanë thënë që këshillat që kanë marrë nga mjeku nuk janë me shkrim”, tha ai.

Një nga përfaqësuesit e zyrës së administratës tha se një gjë e tillë ende nuk mund të lejohet për shkak se sipas tij, masat janë në fuqi për tërë Holandën dhe jo vetëm për Gjykatën Speciale.

Ai po ashtu tha se në fillim të muajit qershor të paraburgosurit në Hagë do të marrin edhe dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19.

“Gëzohemi vetëm për nevojën për shëndetin e të gjithë të burgosurve për shkak të pandemisë. Ne i respektojnë rregullat që janë vendosur për të gjithë në Holandë. Kufizimet shikohen vazhdimisht. Është dëshira dhe synimi jonë që të hiqen këto kufizime. Vaksinimi i dytë i të paraburgosurve është parashikuar për në në qershor. Ka edhe persona të tjerë, si rojet e burgut e të tjerë që mund të kenë ndikim në politikat që ndiqen”, ka thënë ai.

Më tutje ai tha se edhe në të ardhmen do të kërkojnë që këto masa të hiqen./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme