Mbrojtësi i Nasim Haradinaj, avokati Toby Cadman ka folur lidhur me deklarimet për akuzat e ngritur ndaj ZPS-së rrjedhin nga qasja e saj.
Sipas tij, ZPS-së asnjëherë nuk e ka marrë seriozisht hetimin e nxjerrjes së informacioneve.
“Sa i takon çështjes së ZPS-ja ka deklaruar në vijëmsi lidhur me nxitjen apo akuza të tjera që janë ngritur kundër ZPS-së dhe është shprehur në vijëmsi për të dhe pohimi i tyre që nuk ekzistojnë prova që janë nxjerrë, ne kemi deklaruar shpesh se arsyeja pse këto të dhëna janë në ZPS, e gjithë origjina e kësaj çështje rrjedh nga pozicioni i ZPS-së që asnjëherë nuk e ka marrë seriozisht hetimin e nxjerrjes së informacionet dhe është e rëndësishme të nxjerrët informacioni për palët dhe nëse s’janë bërë hetime është e rëndësishme të dimë pse nuk janë bërë hetime. ZPS vazhdon të akuzojë klientët tanë, me fjalë të tjera do të duhet të dëgjojmë sa i takon hetimeve që ka bërë ZPS sa i takon rrjedhjes së informacionit prej saj dhe është çështje që mbrojtja do ta ndjek në vijëmsi. Ka dokumente që ZPS ka nxjerrë dokumente një ditë para konferencës dhe duhet të ushtrojmë afatin prej 10 ditësh për të bërë përgjigjen tona”, ka thënë Toby Cadman – avokati i Haradinajt.
E ndaj këtyre deklaratave ka reaguar prokuror i ZPS-së ku ka thënë se hetimet e tyre kanë vërtetuar se akuzat të ngritura kundër të akuzuarve janë të përligjura dhe ka prova për të provuar fajësinë përtej dyshimit të arsyeshëm.
“E di që e kam thënë më përpara, më lejoni të them se hetimet tona kanë vërtetuar se akuzat të ngritura kundër të akuzuarit janë të përligjura dhe ka prova për të provuar fajësinë përtej dyshimit të arsyeshëm. Aktakuza është e konfirmuar se thuajse faza e paragjykimit ka filluar. Mbrojtja nuk djuhet të vendos cka do të hetojë ZPS e as dëshmitarët që do të thërrasim a cfarë prova të paraqesim në gjyq, është përgjegjësia jonë. Në fund do t’i takoj trupit gjykues nëse informacioni për të deklaruar fajtor të akuzuarit është i mjaftueshëm ose jo”, ka thënë prokurori i ZPS-së./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të programit të e...
Vullneti shfrytëzon kartonin e gjelbër
Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë
“Kosova, shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karb...
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë
Hiqet nga përdorimi lënda djegëse e mazutit, vendosen panele...