Para se të shpallë aktgjykimin në rastin kundër Salih Mustafës, trupi gjykues, i Dhomave të Specializuara i kryesuar nga Mappie Veldt- Foglia, bëri të ditur se në këtë rast është gjykuar vetëm Mustafa dhe jo Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe populli i Kosovës.
“Së pari, duket se ka konceptime të gabuara se këto akuza u ngritën kundër UÇK-së apo gjithë popullit të Kosovës. Nuk ka asgjë më larg të vërtetës se kjo. Ishte pikërisht populli i Kosovës përmes Kuvendit që zgjodhi të krijonte dhe t’i jepte kompetenca kësaj gjykate. Gjithashtu përgjegjësia penale para dhomave të Specializuara është vetëm individuale, ky parim mishërohet në kornizën ligjore të Dhomave të Specializuara. Ajo u jep juridiksion Dhomave të Specializuara vetëm mbi persona fizik”, tha Veldt- Foglia, raporton arbresh.info.
Ajo pohoi se akuzat e paraqitura nga Prokurori i Specializuar kanë të bëjnë vetëm me përgjegjësinë individuale të Mustafës dhe pjesëmarrjen e tij në krimet e luftës, ndalimit arbitrarë, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme të paraqitura në aktakuzën e Prokurorit të Specializuar.
“Në këtë çështje gjyqësore, akuzat e paraqitura nga Prokurori i Specializuar kanë të bëjnë vetëm me përgjegjësinë individuale të Mustafës dhe pjesëmarrjen e tij në krimet e luftës, ndalimit arbitrarë, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme të paraqitura në aktakuzën e Prokurorit të Specializuar. Në asnjë moment nuk u gjykua UÇK-ja, z. Mustafa dhe veprimet e pretenduara të tij ishin ato që u gjykuan”, tha kryetarja e trupit gjykues para se të nis të lexoj aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Salih Mustafës.
Ndryshe, Prokurori i Specializuar e akuzon Salih Mustafën për përgjegjësi penale individuale dhe përgjegjësi penale si epror për krimet e kryera nga disa anëtarë të UÇK-së kundër personave të ndaluar në kompleksin e ndalimit në Zllash, në rajonin Gollak të Kosovës, raporton arbresh.info.
Sipas aktakuzës, afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe rreth fundit të prillit 1999, Salih Mustafa dhe disa ushtarë, policë e roja të UÇK-së patën të njëjtin qëllim të përbashkët të marrjes në pyetje dhe keqtrajtimit të të ndaluarve në kompleksin e ndalimit në Zllash dhe qëllimi i përbashkët përfshinte krimet e specifikuara si në vijim: Akuzat janë si më poshtë: Katër akuza për krime lufte: Ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.
Më 24 shtator 2020, Salih Mustafa u arrestua dhe u transferua në objektin e paraburgimit të DHSK-së. Më 28 shtator 2020, bëri paraqitjen e parë para Gjykatësit të Procedurës Paraprake, Nikola Giju. Në paraqitjen e mëtejshme më 28 tetor 2020, z. Mustafa u vetëdeklarua i pafajshëm në lidhje me të gjitha akuzat e paraqitura në aktakuzë./arbresh.info/
LEXO EDHE
LAJMI I FUNDIT: Specialja e dënon Salih Mustafën me 26 vjet burgim – Arbresh.info
Van Nistelrooy bëri një punë të shkëlqyer te Man United – ai...
Zgjatet afati për dorëzimin e dosjeve të përgjigjeve në rast...
Deputeti shqiptar dërgohet me urgjencë në spital
Haxhiu priti në një takim krerët e sistemit të drejtësisë dh...
Marco Rubio emërohet Sekretar i Shtetit, Hasani: Të forcojmë...
Edhe në 697 banka tjera gjermane, Kosova do të figurojë si s...