Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Speciale e cila ka urdhëruar Salih Mustafën të paguajë 207 mijë euro si zhdëmtim për tri viktimat e tij të drejtpërdrejta dhe pesë jo të drejtpërdrejta.
Sipas këtij këshilli, vendimi i kësaj gjykate e ka bazën e gabuar ligjore sepse, siç thuhet në komunikatën e tyre, në këtë ligj nuk përmendet mundësia që as drejtpërdrejtë e as në mënyrë të tërthortë të bëhet zhdëmtimi i viktimave.
“Gjykata Speciale në Hagë vendimin për zhdëmtim të viktimave e mbështet në Ligjin Nr. 04/L–054 për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre.Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë e ka bazën e gabuar ligjore sepse në këtë ligj nuk përmendet mundësia që as drejtpërdrejtë e as në mënyrë të tërthortë të bëhet zhdëmtimi i viktimave të supozuara që janë shkaktuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës apo kompensimi në baza mujore siç parashihet për kategoritë e tjera që trajtohen nga Ligji Nr. 04 /L -054”, thuhet në komunikatë.
KMDLNj ka thënë se aktualisht s’ka asnjë bazë ligjore që do të zhdëmtojë, siç thanë ata, në baza mujore viktimat e supozuara nga UÇK-së.
Ky këshill gjithashtu tha se Qeveria e Kosovës s’mund të ngarkohet me detyrime që nuk janë të rregulluara me ligj.
“Aktualisht nuk ka asnjë bazë ligjore që do të zhdëmtojë apo kompensojë në baza mujore viktimat e supozuara nga UÇK-së dhe, rrjedhimisht për këtë arsye qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Drejtësisë nuk mund të ngarkohet me detyrime që nuk janë të rregulluara me Ligj. Për ta ekzekutuar vendimin e Gjykatës Speciale duhet të krijohet një bazë ligjore sikur që edhe ekspertë nga Kosova duhet të ngarkohen me përgjegjësi me përcaktimin e shumës së zhdëmtimit”.
“Sipas ligjeve të Kosovës ekzekutimi i zhdëmtimit duhet të bëhet përmes procesit të përmbarimit ndërsa Gjykata Speciale nuk ka përmbarues të saj në ndërkohë që nuk i beson asnjë institucioni të Kosovës përfshirë këtu edhe përmbaruesit prandaj kërkon të formohet një autoritet mbikëqyrës për zbatim të urdhërit për dëmshpërblim”, thuhet në komunikatë.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës