Google ADS

Jakup Krasniqi: Unë jam shqiptarë, as katolik, as mysliman

11:57 | 9 Nëntor 2020
arbresh.info

Ish-kryetar i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka komentuar cilësimet fetare të aktakuzës.

“Unë jam shqiptar as katolikë, as mysliman. Kjo është fyese edhe për mu edhe për vendin tim. Besoj shumë që këtë e din secili qytetarë që së paku është mbi 30 vjet, dhe jeton në demokraci perëndimore. Kam qenë i dënuar nga regjimet kriminale të Jugosllavisë, dhe ata më kanë pas denu pse e kam kundërshtu at regjim. Besoni ma shumë të drejtë kanë pas atëherë se sa sot që po bëhet këtu. Për mu është padrejtësi, dhe do ta mbajë. Njeriu është më I fortë se guri. S’do ta ndijsha veten mirë të isha në shërbim të politikave të krimit dhe gjenocidit  të Serbisë”, është shprehur Krasniqi në Gjykatë Speciale.

Aktakuza kundër Jakup Krasniqit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 4 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë. Aktakuza e ngarkon Jakup Krasniqin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale./arbresh.info/

“Aktakuza e Speciales për krerët e UÇK’së po i jep kahje fetare luftës së Kosovës”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme