Google ADS

Hysni Gucati ka hyrë në sallën e operacionit, flet djali i tij

15:06 | 17 Tetor 2022
Emir Abduramani

Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, i është nënshtruar një operimi, ashtu siç është raportuar në mëngjes.

Gucati aktualisht është ende në sallën e operimit dhe ky operim i tij do të zgjas rreth 5-6 orë.

Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info djali i Hysni Gucatit, Musli Gucati.

“Po ka hy në operim dhe është ende në sallën e operacionit, për momentin jemi në pritje deri sa ta përfundon operimin dhe me na tregu si ka shku operacioni dhe si është gjendja.” – tha ai.

Musliu tregoi se babai i tij, Hysni Gucati është duke u operuar në këmbën e djathtë, për shkak të plagëve që i ka marrë gjatë luftës në malet e Berishës.

“Ka pasë operimin për shkak të plagëve që i ka marrë gjatë lufte në këmbën e djathtë në malet e Berishës”,

Ai tregoi se babai i tij po operohet në Holandë dhe familjarëve të tij nuk i është lejuar vizita, pra, ata po presin aprovimin e kërkesave të tyre për vizitë nga Gjykata Speciale.

“Jo, nuk na kanë leju vizita për momentin, vetëm nëse na ofrojnë ndonjë kërkesë të re ne prapë kemi me dorëzu kërkesa. Po për momentin jemi ende në pritje për përgjigje të kërkesave që i kemi dorëzu.

Ai është duke u operu në Holandë, ndërsa ne familja e tij jemi në Kosovë”. – tha ai për arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme