Ish-i burgosuri politik, Nait Hasani në Edicionin Special në Klan Kosova ka folur për vizitën që u ka bërë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Ai tha se atje po gjykohet lufta jonë për liri dhe se dënimi i tyre është dënim i lirisë dhe pavarësisë sonë.
“Ne njihemi që para luftës dhe bashkë kemi qenë pjesë e luftës dhe organizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kam ndjerë dhe ndjej mallë për ta. Atje po gjykohet lufta jonë për liri.Dënimi i tyre është dënim i lirisë dhe pavarësisë sonë, i shtetit tonë dhe i aleatëve tanë”, tha ai.
Akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hasani i quajti të pavërteta, përcjell Klankosova.tv.
“Unë i takova ata veç e veç dhe biseduam për situatat dhe gjendjen që e kanë brenda, por edhe për akuzat ndaj tyre. Asnjë vepër ne nuk e kemi bërë për ndërmarrje kriminale.Ato janë shpifje që i ka bërë Serbia dhe i ka miratuar Gjykata Speciale. Kjo tregon që është krijuar një gjendje që një ndërmarrje kriminale e ka bërë UÇK-ja ,e kjo nuk është aspak e vërtetë, është gënjeshtër”, u shpreh Hasani.
Ai tha se ish-krerët e UÇK-së në Hagë janë harruar nga institucionet.
“Ata thanë se për neve nuk është interesuar askush për një vit. Por, ata nuk mërziten, sepse ata janë të vetëdijshëm për veprën edhe punën e tyre që e kanë bërë për lirinë e Kosovës. Ata e kanë ndërtuar shtetin e Kosovës, ata janë krenarë me punën dhe veprën e vet. Ata nuk kanë bërë krime, nuk kanë bërë gjenocid, nuk kanë bërë trafikim, prandaj ata kanë luftuar për lirinë e popullit të vet, kanë luftuar për shtetin e vet, ata e ndjejnë vetën mirë edhe aty. Por, është ndjenja e fajësisë e qytetarëve dhe shtetit tonë në mbrojtjen e tyre”, u shpreh tutje Hasani.
Hasani tha se ata e ndjejnë vetën mirë, edhe në aspektin shëndetësor janë mirë dhe se gjatë aktiviteteve ditore qëndrojnë së bashku.
Tutje, ai u shpreh se ish-krerët e UÇK-së i përcjellin zhvillimet në vend dhe u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që t’u dalin në mbrojtje siç i quajti ai ushtarëve tanë, njerëzve që kanë krijuar paqen dhe pavarësinë e vendit.
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...