Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë i Kosovës (AAK), njëherit kandidat për president, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ai nuk është subjekt i Gjykatës Speciale dhe se bashkëndjen me çlirimtarët në Hagë.
“Unë jam ftuar në gjykatë si komandant i zonës së Dukagjinit dhe kam marrë pafajësinë. E kam kaluar dy herë Hagën dhe nuk kam frikë. Nuk jam më subjekt i Hagës”, tha ai në Syri Tv.
Ai gjithashtu ka thënë se ka kërkuar që të zbardhen vrasjet, veçanërisht ato të pasluftës, duke u shprehur se do të ndihej i lehtësuar po të ndodhte kjo.
“UÇK ka bërë një luftë të pastër dhe të denjë, ka luftuar përballë Millosheviçit. Për mua, luftëtari i UÇK-së është engjëlli i shqiptarëve. Ai është i shenjtë. Kërkoj nga shqiptarët që të respektohet lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vlera sublime të lirisë”.
Haradinaj ka shtuar se UÇK-ja nuk ka pasur një përkatësi politike.
Ai tha se është koha e duhur që Kosovës ai i duhet më shumë si president se si kryeministër.
“Qytetarët e Kosovës kërkojnë reforma dhe një dinamikë të re në vend. Me siguri edhe një qeverisje dhe një kryeminisër të denjë. Ekuilibër politik, duke e parë se ne në rajon ende nuk jemi anëtarësuar në NATO, OKB. Në këto rrrethana të reja, i duhem vendit si president, që të krijojë një ekuilibër politik dhe institucional. Duhet të fuqizohen marrëdhëniet tona me aleatët tanë, e veçanërisht rrugëtimi kryesor është anëtarësimi në NATO”, tha ai .
Ai thotë se edhe pse shërbimi që ai i ka bërë vendit ka qenë 2 vjet në tërësi, por ka bërë punë të dy dekadave.
“Me presidentin Rugova fillimisht kemi bërë bashkimin e vendit e pastaj kemi vendosur rendin publik. Ndërsa në qeverisjen timë të fundit, mjafton të përmendet ushtria, Trepça, pavarësimi energjetik e shumë e shumë punë të tjera të rëndësishme”, deklaroi Haradinaj.
Haradinaj gjithashtu iu drejtua qytetarëve duke thënë se ai ka ditur të kërkojë pushtet dhe të lëshojë pushtet.
“Tani është koha për president, që ta dërgojmë Kosovën përpara, për ta rregullu planin e brendshëm dhe është koha për pajtim edhe një unitet”, shtoi tutje i pari i AAK-së.
Ministrja Gërvalla lirohet nga akuza për mosraportim të pasu...
Berisha i PDK-së uron Ditën Ndërkombëtare të Televizionit
Vendosen posterë në veri me mbishkrimin “Ja ku jemi për Kris...
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet
Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva që ...
Arrestime të kundërligjshme dhe tortura fizike dhe psikologj...