Google ADS

Haradinaj pyet prokurorinë: Kush na i solli neve dokumentet në zyrat tona?

11:54 | 18 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Pas konfirmimit të aktakuzës së nënkryetarit të OVL-UÇK’së, Nasim Haradinaj, në seancën e mbajtur në Dhomat e Specializuar të Gjykatës Speciale, ka mbajtur një fjalim.

Ai i ka drejtuar gishtin trupit gjykues duke i thënë se në vend timin do të duhej të ishin kolegët e tyre.

“Zotëri gjykatës dhe i nderuar, para se të deklarohem apo mos të deklarohem dua të them se për mu e për kë do që ka një pikë logjikë, e nuk ka si të kuptohet ndryshe se kjo prokurori duhet të hjek  vëmendjen e opinionit nga vetja e saj e të kërkoj fajin krejt dikun tjetër, pra në Kosovë, e siç po shihet edhe këtu Kosova dhe qytetarët e saj janë kujdestarë. Pra ne duhet të përgjigjemi se pse ju dolën sekretet e tyre sollën e me mijëra kilometra larg në zyrat tona, e mos harroni ato nuk ishin as një e as dy fletë, por ishin me mijëra fletë e faqe. Organizata e Luftës së UÇK-së, nuk ka pasur qasje, nuk ka dhe nuk mund të fajësohet për nxjerrjen nga sirtarët për dokumentet e tyre, prandaj në vend timin do të duhej të ishin kolegët e tyte (drejton gishtin kah trupi gjykues), e kësaj prokurorie apo edhe ndonjëri nga vetë këta. Nga ne dhe qëndrimet tona nuk keni çka të prisni e të befasoheni, sepse qëndrimi jonë ka qenë publik dhe çdo herë dyshues në  Prokurorinë e këtyre dhomave, këtë e kemi thënë e po e them edhe tash. Mohimi i faktit se kush i nxori dhe i solli të kësaj prokurorie ato dokumente, kush i solli në Kosovë, e kush na i solli neve në selinë tonë dhe tani për ketë ta mbajmë në përgjegjësin e tyre, është çmenduri dhe aspak drejtësi”, ka thënë në fjalim e tij Nasim Haradinaj.

Ai ka vazhduar fjalimin e tij duke thënë se mendimi ynë për këto dhoma është absurde në këtë drejtësi të këtij shekulli, kjo prokurori është, politike, selektive dhe e një anshme e po bindem se është e korruptuar.

Haradinajt prap i pyet se nga dolën ato dokumente, dhe si përfundim pos tjerash ka dy qëllime ta njollos luftën çlirimtarë të saj dhe po mundohet të dënoj përfaqësuesit e këtyre kuftëtarëve/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme