Trupi gjykues, i kryesuar nga Mappie Veldt- Foglia, ka caktuar një bllok seancash për rastin e Pjetër Shalës, gjykimi i të cilit pritet të fillojë më 21 shkurt 2023, ku do të parashtrohen deklaratat hyrëse nga ana e palëve në procedurë.
Duke marrë parasysh se salla e vetme e gjyqit në dispozicion duhet të ndahet me Panel (et) e tjera të Dhomave të Specializuara, trupi gjykues ka vendosur që paraqitja e provave të fillojë më 27 mars 2023, në orën 09:30.
Trupi gjykues do të fillojë bllokun e parë të provave deri më 31 mars 2023.
“Blloqet e mëposhtme (deri në pushimin e verës gjyqësore) janë: • E hënë, 1 maj 2023, ora 09:30 deri të premten, 5 maj 2023; • E martë, 30 maj 2023, ora 09:30 deri të premten, 9 qershor 2023; dhe • e hënë, 26 qershor 2023, ora 9:30 deri të mërkurën, 28 qershor 2023 dhe e premte, 30 qershor 2023, nga ora 09:30 deri të premten, 7 korrik 2023”, thuhet në vendim.
Sipas vendimit, këto data mund të ndryshojnë, në varësi të disponueshmërisë së sallës së gjyqit. Kurse, datat e ardhshme të seancave do të komunikohen në kohën e duhur.
Ndryshe, Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.
“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë. /BetimipërDrejtësi
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...