Google ADS

Gjykatësja urdhëron sigurimin që ta kthejnë në seancë Salih Mustafën

13:47 | 15 Shtator 2021
S D

Gjykatësja e Speciales, Mappie Veldt-Foglia ka dhënë urdhër verbal sigurimit që të kthejnë në seancë ku po mbahet gjykimi, ish-komandantin e UÇK-së, Salih Mustafa.

Mustafa pak minuta më parë lëshoi seancën.

“Ai në mënyrë vullnetare ka hequr dorë nga e drejta e tij të jetë i pranishëm. Avokati i tij është i pranishëm dhe do ti paraqes interesat e klientit të tij. Trupi gjykues e ka paraparë të nevojshme praninë e të akuzuarit. Gjykata e mban të drejtën që ta detyroj të akuzuarin të jetë i pranishëm edhe kur ai heq dorë nga kjo, kërkoj nga sigurimi që ta kthejnë në sallë”, u shpreh gjykatësja Veldt-Foglia.

Ajo më tej kërkoi nga avokati mbrojtës Julius von Bone, që të informojë klientin e tij se në seancat e ardhshme nuk do ta lejojë të përdorë gjuhë jorespektuese./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme