Në Hagë ka filluar konferenca për përgatitjen e gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Katër të akuzuarit, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, janë paraqitur fizikisht në këtë seancë paragjyqësore, për dallim nga shumë herë të tjera, kur ata paraqiteshin përmes lidhjes direkte, duke mos qenë të pranishëm në sallë.
Prokuroria njoftoi se deri në fillim të shkurtit do të parashtrojnë kërkesë për të dëgjuar të paktën pjesën e parë të dëshmitarëve. Prokuroria tha se mendon se do të jetë gati për shqyrtimin kryesor që të fillojë më 1 mars 2023. Gatishmërinë për fillim të gjykimit në muajin mars kanë shprehur edhe avokatët mbrojtës të akuzuarëve.
Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith paralajmërojë se dëshmitë mund të zgjasin 600 orë, brenda vitit. “Do të kërkojmë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) që të shkurtojmë orët e dëshmitarëve dhe t’i largojmë ata për aq sa është e mundshme, ti largojmë dëshmitarët e panevojshëm, që dëshmitë mos të përsëriten. Do kërkojmë që orët t’i shkurtojmë edhe për shkake që ti kursejmë kohen e të akuzuarve dhe mbrojtësve dhe të përfitojmë në kohë”, tha gjykatësi.
Gjykatësi tha se kanë autoritet që të ulin numrin e dëshmitarëve.
Prokurori bëri të ditur se do nuk parasheh që të ftohën të gjithë dëshmitarët në gjyq, nga 333 apo 335 sa janë. “Ne nuk do t’i thërrasim të gjithë dëshmitarët para trupit gjykues, por do t’i kemi dëshmitë e tyre për tu mbështetur në to. Jo të gjithë dëshmitarët do të vinin për të dëshmuar këtu”, tha prokurori.
Kurse pala mbrojtëse e të akuzuarve tha se prokuroi duhet të shkurtojë kohën e dëgjimit të dëshmitarëve, nga 770 orë sa ka paraparë ajo.
“Pala mbrojtëse duhet ti lexojë të gjitha dëshmitë, që sipas prokurorit do të zgjasin rreth 770 orë, sepse kjo nuk do të ishte një punë e shpejtë për mbrojtësit. Por nëse shkurtohen orët dhe reduktohet numri i dëshmitarëve, kjo do ta përshpejtonte punën e këtij trupi gjykues”, tha mbrojtësi i të akuzuarave.
Fjalën sërish e mori gjykatësi, i cili sqaroi se ende nuk e ka kërkuar shkurtimin e kohës nga Prokuroria, por këtë do ta bëjë. Gjykatësi kërkoi nga prokurori që të sqaron se si e parashikojnë punën e tyre para trupit gjykues dhe mënyrën e procedimit që ajo e parasheh në këtë rast.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...