Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Skënder Gjinushi foli në lidhje me çështjen e Kosovës dhe UÇK në Hagë.
Ai tha se akuzat e ngritura janë politike dhe se po bëhet një luftë deformimesh nga shtetet që nuk e përkrahin Kosovën.
Gjinushi: Lufta për deformime nuk është një luftë e thjeshtë sepse ka të bëjë me interesa të mëdha politike, me gjeopolitikën e shteteve të mëdha. Dhe siç dihet jo të gjithë përkrahin Kosovës. Kështu që u arrit që të ngrihet një akuzë, mbi akuzën e krimeve të luftës që është dhe akuza për trafik organesh.
Dhe këto u bënë nga një institucion politik Këshilli i Evropës është institucion politik. Pra për akuzat e këtij lloji dhe raportet e këtij lloji qëndrimet janë politike, nuk janë sesi është e vërteta. Pra është shumë e dyshimtë. Aq më tepër që akuza kryesore dhe e re dhe monstruoze dhe që e legjitimoi kërkesën për ngritjen e një gjykate tjetër pas gjykatës së Hagës ishte pikërisht trafiku i qenieve njerëzore.
Duhet të kuptojmë që në çdo veprim dhe kur nisesh të vendosën një të drejtë shkel një tjetër. Të rihapesh një çështje pas gjykimit të gjykatës së Hagës që është një nga institucionet më prestigjioze për krimet e luftës, duhet një shkak shumë madhor dhe u sajua shkaku madhor. Një prove re e pa hetuar me akuzë që provat janë fshehur dhe me akuzën që është mbrojtur nga NATO dhe faktori ndërkombëtar. Pra ata nuk i kanë parë njësoj krimet e Serbisë me krimet e UÇK.
Kështu që kjo ishte një nga arsyet pse komuniteti ndërkombëtar dhe miqtë e Kosovës kërkuan që të ngrihej kjo Gjykatë gjithmonë me idenë që kjo akuzë do binte. Dhe ajo ra që pa filluar puna. Që në aktakuzën kryesore që u ngrit nuk ekziston më.
Gjinushi tha se kur formulohet që është një ndërmarrje kriminale, nuk mund të thuhet që lidershipi është një ndërmarrje kriminale por ndërkohë ka drejtuar një formacion çlirimtar.
Babi raporton në polici se djali i tij i mitur u rrah nga di...
Zhduket një grua në Gjakovë
Gruaja nga Gjakova raporton në polici për mospërkujdesje mje...
FSK realizon për herë të parë kursin e karrierës për kapiten
Bukuritë vjeshtore në parkun natyrorë të Qafshtamës, Kumbaro...
I dërguari i SHBA-së mbërrin në Bejrut, Libani e Hezbollahu ...