Avokati, Tomë Gashi ka folur në lidhje me Gjykatën Speciale.
Ai tha se procesi i kësaj gjykate do të zgjasë nga 10 vjet deri në 20 vjet, derisa shtoi se si e tillë, kjo gjykatë kundërshtohet nga të gjithë – në mënyra të ndryshme, përveç atyre deputetëve që e votuan formimin e saj.
“Po ta them unë dhe po ta garantojë se e kemi mbi 10 vjet që do të jetë aktuale dhe do të jetë më pak se 20 vjet, kjo është shumë e keqe dhe dhe do të zgjasë tepër shumë dhe do të dëmtojnë tepër shumë. Të gjithë e kundërshtojnë Gjykatën Specialen përveç atyre deputetëve që këtë gjykatë në gusht të vitit 2015 e votuan me “PO” nuk e kundërshtojnë.
Kjo sepse do të ishin kundër asaj që e kanë votuar në cilësinë e deputetëve të Republikës së Kosovës, të gjithë këta janë mbi 18 vjeç dhe janë psiqikisht të shëndoshë dhe nuk ka merr mendja që e kanë ndryshuar mendimin e tyre, ajo që përfundimisht kanë bërë është tepër keq për kombin shqiptarë, për Kosovën, për UÇK-në,” – tha Gashi, në emisionin “Context”.
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...