Google ADS

Ekskluzive/Flet djali i Hysni Gucatit, tregon për gjendjen shëndetësore të babait

16:08 | 9 Nëntor 2022
Emir Abduramani

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së, Hysni Gucati, ka qenë në gjendje jo të mirë shëndetësore, pasi i është nënshtruar edhe një operimit tjetër në këmbën e djathtë, si pasojë e plagëve të marra gjatë luftës.

Djali i tij, Musli Gucati, ka konfirmuar për arbresh.info se babai i tij ka pasur komplikime në shëndet gjatë ditës së djeshme, ndërsa sot, gjendja e tij është pak më stabile.

Ai ka konfirmuar se ky komplikim ka ardhur si pasojë e operimit të mëhershëm në këmbën e djathtë, për të cilën i është dashur të hyjë edhe një herë në operim të premten./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme