Google ADS

Edi Rama publikon foton e Hashim Thaçit, dhe shkruan “Liria ka emër”

21:10 | 14 Nëntor 2020
arbresh.info

Edi Rama ka publikuar një fotografi të ish-presidentit Hashim Thaçi, duke shkruar “Liria ka emër”.

Ky sllogan është bërë i njohur në mesin e shqiptarëve që nga ngritjet e aktakuzave për ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, shkruan arbresh.info.

Rama në rrjetin e tij në Facebook të shtunën publikoi një fotografi të ish-presidentit kosovar me uniformë ushtarake me sfond emblemën e UÇK-së dhe krahas një mbishkrimi “Liria ka emër”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme