Google ADS

Dëshmitarja e parë kundër ish-krerëve të UÇK-së dëshmon në seancë private

10:38 | 11 Prill 2023
Emir Abduramani

Po vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në të cilën do të dëgjohen dëshmitarët e prokurorisë.

Në fazën e provave në këtë gjykim, personi i parë që ka nisur dëshminë është një grua.

Megjithatë, dëshmia e saj po jepet në një seancë të mbyllur, apo të quajtur ndryshe si seancë private.

Gjykatësi, paraprakisht ia tregoi asaj procedurat e dhënies së dëshmisë, nga e cila edhe kërkoi që kushdo që jashtë gjykatës i bën pyetje duhet që t’i lajmërojë në gjykatë.

Dëshmia e dëshmitares së parë u njoftua se pritet të zgjasë katër ditë.

Seanca të tilla pritet të ketë edhe nesër dhe pasnesër, ndërsa do të vazhdojnë seancat edhe nga e hëna deri të enjten e javës tjetër./Arbresh.info

Të ngjashme