Google ADS

Cilët zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë pritet t’i vizitojnë liderët e UÇK-së në Hagë?

00:33 | 16 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Një delegacion prej tre zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë pritet ta vizitojë Qendrën e Paraburgimit në Hagë javën tjetër.

Nga 15 korriku ish-liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës presin vizitorë nga Kosova.

Këta vizitohen në baza mujore nga tre familjarë të tyre, vizitë kjo që zgjatë tre ditë.

Të gjitha shpenzimet e tyre mbulohen nga Ministria e Drejtësisë në Kosovë.

Prej gjithë të paraburgosurve, katër familje janë që udhëtojnë më së shpeshti ndërsa familjarët e ngushtë janë vizitorët e rregullt.

Përveç familjarëve, këtë muaj të paraburgosurit në Hagë pritet që t’i vizitojnë edhe zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë.

Kjo vizitë realizohet pas disa kërkesave që ka bërë ky dikaster drejtuar Dhomave të Specializuara për t’i vizituar të paraburgosurit në Hagë.

Por kush do të jetë pjesë e këtij ekipi?

Dhomat e Specializuara në Hagë dhe të paraburgosurit shqiptar do t’i vizitoj zëvemdësminisri Sallahu dhe shefi i kabinetit të ministres Haxhiu.

Qëllimi i kësaj vizite është që të vizitohen të gjithë të paraburgosurit pa dallim, ndërsa do të ketë takime edhe me zyrtarët e Qendrës së Paraburgimit.

Nga Ministria e Drejtësisë kanë treguar edhe kërkesat e tyre karshi kësaj qendre, ku lehtësimi i udhëtimit të familjarëve do të jetë ajo kryesorja./t7/

Të ngjashme