Ish-gazetarja e arbresh.info, Elmedina Ballazhi sot ishte në pozitën e dëshmitares në seancën gjyqësore të rastit ndaj ish-kryetarit të OVL UÇK-së, Hysni Gucati, dhe ish-nënkryetarit Nasim Haradinaj.
Ajo para të pranishmëve ka thënë se mendon që Gucati dhe Haradinaj po mbahen peng nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, sipas saj ata nuk janë të akuzuar.
“Unë jam mbështetëse e detyrës sime si gazetare jam mbështetëse e vlerave të luftës, sepse kam qenë një fëmijë i vogël dhe kam kaluar në këmbë kufirin me Maqedoninë e Veriut për të shkuar në fshatin Bllacë. Sepse jam nga Hani Elezit”.
“Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn nuk i quaj të akuzuar, sepse mbahen padrejtësisht këtu. E mendoj për të vetmen arsye se rrjedhja e dokumenteve ka ndodhur vetëm nga zyra e ZPS-së sepse gjykata është në Holandë nuk është në Kosovë pse e lejuat rrjedhjen e këtyre dosjeve mendoj që këta po mbahen peng dhe jo të akuzuar”,ka thënë Ballazhi. /arbresh.info
Dy muaj pas zgjedhjeve, Franca shpall përbërjen e qeverisë s...
Ter Stegen do të mbetet jashtë fushave për një kohë të gjatë
Efi Dhedhes tejet elegante në paraqitjen e fundit në Instagr...
Rama dhe Erdogan takohen në New York
Osmani takon mërgatën shqiptare në SHBA: Forca shtytëse e sh...
As legjislatura e 8-të s`do të votojë amendamentet e Projekt...