Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, ka thënë sot para trupit gjykues se Krasniqi ka qenë vetëm zëdhënës dhe nuk kishte një rol të saktë ashtu siç nuk kishte as shtabi i përgjithshëm.
Ajo tha se roli i tij ka qenë vetëm informimi i publikut dhe s’ka pasur të bëjë me asnjë operacion, aq më pak të jep urdhra për operacione ushtarake.
“I dimë shumë mirë kufizimet e zëdhënësit, zëdhënësit nuk përfshihen në çështjet operacionale, por ata janë vetëm për kontakt me publikun. Ai nuk ka qenë përgjegjës për komunikatat që janë nxjerrë, e para është nxjerrë më 1994 dhe atëherë Krasniqi as nuk ka qenë zëdhënës”, tha Alagendra.
Për dokumentet që janë gjetur gjatë bastisjes së shtëpisë së Krasniqit, ajo tha se ai mund të ketë pasur të tillë meqë ka qenë shkrimtar dhe historian, andaj ato i duhen si materiale për veprat e tij.
“Në shtëpinë e tij janë gjetur dokumente dhe kjo nuk vërtetohet se ai është autor i atyre dokumenteve dhe ato vërehet qartë se nuk janë autentike.Ai është shkrimtar dhe historian, mbledh materiale për librat e tij, ai mbledh materiale dhe koleksione ndër vite”, ka thënë ajo.
Ajo ka komentuar edhe pretendimet e prokurorisë se Krasniqi si zëvendëskomandant ka dhënë urdhra për vrasjen dhe përndjekjen e shumë personave.
Avokatja për këto tha se këto bien poshtë meqë pas shkurtit të vitit 1999 nuk ka asnjë dëshmi që ai ka qenë në këtë pozitë.
“Në verën e vitit 1999 ai u emërua ministër i ndërtimit dhe zhvillimit, dhe jo nga UCK-ja por nga një parti tjetër, pra LDB-ja. Aktivitetet e tij si zëdhënës nuk mund të lidhen me pretendimet e prokurorisë.”, tha mbrojtja e Jakup Krasniqit./Arbresh.info
Sherr mes të miturve në Korçë, lëndohet njëri prej tyre
Sherr mes të miturve në Korçë, lëndohet njëri prej tyre
Operohet me sukses Militao pas lëndimit në ACL
Haradinaj në tryezën ‘Aleanca për Ujin’: Program...
Aliu ka takuar Zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – L...
OKB: Më shumë se 3.5 miliardë njerëz jetojnë pa tualete të s...