Google ADS

Avokati mohon akuzat ndaj luftës kundër LDK-së: UÇK-ja dhe FARK-u donin t’i bashkonin forcat

11:46 | 4 Prill 2023
Emir Abduramani

Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, mohoi pretendimet e Prokurorisë se UÇK-ja e luftonte LDK-në.

Për të dëshmuar mbi këtë, avokati në seancën e sotme gjyqësore në Hagë përmendi se UÇK-ja dhe FARK-u si “krahu ushtarak i LDK-së” bënë përpjekje që të bashkoheshin.

“Dëgjuam dje shumë informacion lidhur me UÇK-në që luftonte LDK-në dhe se LDK-ja ishte pjesa e ‘kundërshtarëve’ që UÇK-ja ishte pas tyre, por FARK-u është krahu ushtarak i LDK-së. Ata po përpiqeshin të bëheshin pjesë e LDK-së, pra e kësaj dorës së zgjatur të LDK-së, ndërsa përpjekja është që të bashkohen të dyja këto njësi”, tha ai.

Ai përmend një takim të 2 nëntorit 1998 që ishte zhvilluar në përpjekje për bashkimin e forcave, dhe në të cilin UÇK-ja përfaqësohej nga Demaçi, i cili kishte kontrollin e plotë mbi UCK-në, e jo Thaçi siç pretendohej nga prokuroria dje.

“Nëse do të shikojmë se kush ishte në takim – ndërkohë që themi se z.Thaçi është i rëndësishëm, ndërkohë që z. Thaçi s’ka qenë fare në takim. Kush do ta merrte vendimin? Personat që ishin anëtarë ose pjesëtarë të këtij takimi ishin Adem Demaçi, Bujar Bukoshi, një përfaqësues i UÇK-së dhe një përfaqësues i LDK-së. As nuk përmendet fare Hashim Thaçi. Nuk mendohej, as nuk përceptohej që ishte një vendimmarrës i rëndësishëm ose një person që ata duhet ta identifikonin në mënyrë që ta krijonin këtë lloj unifikimi të UÇK-së”, tha Kehoe./Arbresh.info

Të ngjashme