David Huper, anëtarë i shoqatës së avokatëve të Anglisë dhe Uellsit, avokat i ish-presidentint, Hashim Thaçi, thotë se Gjykata Speciale “lindi” mbi pretendimet për vjedhje organesh dhe shtëpinë e verdhë.
Por, pyet gjykatësin Nikola Giju se “ku janë pretendimet”, raporton arbresh.info.
“Ka gjashtë muaj që po merreni me aktakuzën. Zoti Thaci u deklaruar i pafajshëm. Ai kunfërshton të gjithë narrativën. Ne jemi në dijeni që në qershorë prokuroria ju ka dërguar një aktakuzë. Tani e kemi aktakuzën dhe nuk është tregues për ne. Ku janë aktakuzat për vjedhjen e organeve dhe shtëpinë e verdhë. Ky ishte pretendimi. Këto ishin shumë të rëndësishme për lindjen e kësaj gjykate. Ku janë pretendimet për vjedhjen e organeve njerëzore, dhe historia e shtëpisë së verdhë që ishte kaq e rëndësisme në nxitjen për krijimin e kësaj gjykate. Kjo jo vetëm që ishte njollë për kosovarët, por edhe pretendimi për këtë gjykatë të Kosovës. Po them e Kosovës, por nuk po shoh ndonjë simbol të Kosovës këtu. Këto pretendime zoti Thaci i dinte që ishin gjepura, dhe duke e ditur se ishin gjepura ndihmoi në ngritjen e kësaj gjykate. Asgjë në këtë aktakuzë nuk flet për vjedhjen e organeve dhe krimeve të tmerrshme që u pretenduan”, është shprehur Hubert.
Ai ka bërë të ditur se sot do të kërkonte lirimin e ish-presidentit Thaçi sot pasdite, por thotë se do ta bëjë në javët në vijim.
“A e meriton ky person të mbahet i paraburgosur. Njeri me integritet dhe ndershmëri. Një person që i ka shërbyer vendit të tij në luftë e në paqe dhe nuk i meriton këto pretendime”, është shprehur avokati Hubert.
Aktakuza kundër Hashim Thaçit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.
Aktakuza e ngarkon Hashim Thaçit me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale. Aktakuza e redaktuar publike mund të lexohet këtu./arbresh.info/
EKSKLUZIVE| Ish-Presidenti Thaçi pritet të mbrohet në liri, gjykim përmes video telekonferencës
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...