Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit, ka folur për varrezat masive të Serbisë, derisa Gjykata Speciale po diskuton konferencën për ecurinë e çështjes.
Ai thotë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë lëvizje popullore spontane dhe e organizuar në mënyrë minimale për të mbrojtur popullatën civile nga kriminelët serbë.
“Më shumë se 10 mijë civilë janë vrarë nga forcat e kombinuara serbe, në masakra të planifikuara. Shqiptarët u varrosën nëpër varret masive nga forcat serbe dhe shumë pastaj u zhvarrosën dhe ka shumë të tjerë të cilët trupat e tyre gjenden në Serbi, dhe janë fshehur atje. Janë quar me kamionë dhe janë varrosur atje”, është shprehur Emmerson.
Aktualisht është në pauzë 30 minutëshe konferenca për ecurinë e çështjes. Portali arbresh.info do të transmetojë edhe pjesën e dytë të kësaj konference në të cilat po marrin pjesë të gjitha palët e përfshira, gjykata, prokuroria, mbrojtja dhe të akuzuarit.
Së fundi, janë zbuluar edhe disa gjetje mortore në Kizhevak të Rashkës, dhe dyshohet se bëhet fjalë për viktima nga lufta e fundit në Kosovë.
Pala serbe ka propozuar zhvarrosjen në pranverë, për shkak të kushteve atmosferike./arbresh.info/
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...