Ushtruesi i detyrës së kryetarit të grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Liburn Aliu, ka deklaruar se qytetarët i ndajnë politikat e mbrapshta dhe se ai ka shokë edhe brenda subjekteve tjera politike në vend për të cilët thotë se gëzon respekt maksimal.
“Edhe brenda PDK-së janë disa shokë me të cilët kam qenë në burg, respektin për ta vazhdojmë ta kemi, p.sh. është Bajrush Xhemajli, respektin tim për të nuk mund të ma luhatë asnjë situatë, e njëjta është edhe me LDK-në. Ka momente nga e shkuara që i afrojnë njerëzit me njëri-tjetrin se jemi popull që kemi përvoja të njëjta të së kaluarës”.
“Në Llapin e sotëm, kur jam liruar prej burgut në vitin 2001, ata kanë qenë të ndarë dhe s’kanë folur mes vete. Sot janë afruar të gjithë me LVV-në, se i kanë të shkuarat e përbashkëta në demonstrata. Pra janë politika të mbrapshta ato që i ndajnë qytetarët”, deklaroi Aliu në emisionin Rubikon në Klan Kosova.
Ai foli edhe për Vjosa Osmanin, për të cilën tha se subjekti politik të cilit ai i takon e respektojnë për integritetin e saj politik, duke mos dhënë përgjigje se a do ta ftojnë që t’i bashkohet LVV-së.
“Vjosa Osmani është një grua me integritet politik të saj që ka bërë që ne ta respektojmë edhe përkundër mospajtimeve të shumta. LVV gjithmonë i ka pasur dyert e hapura për njerëzit që kanë ardhur, por më shumë e duam integritetin politik të secilit”.
“Ne s’kemi bërë asnjëherë oferta ‘eja ti në LVV’. Dyert të ne janë të hapura, në përjashtim të rasteve që kanë precedentë kriminale, fashiste, etj., por për njerëz me integritet të tillë si Osmani, dyert janë gjithmonë të hapura. Ne e duam zonja Osmanin politikisht më të fortë, ashtu si është edhe sot”.
Aliu kritikoi ashpër edhe Gjykatën Speciale, sidomos pas leximit të aktakuzës ku UÇK-në e cilëson “ndërmarrje të përbashkët kriminale”.
“Gjykata Speciale është që në start një e keqe për Kosovën, se kemi thënë në vazhdimësi që ajo njëanshëm e shikon luftën në Kosovë”.
“Po ashtu dhe nga ana tjetër tash se fundmi pas leximit të aktakuzës, ku akuza në thelb e ka ‘ndërmarrjen e përbashkët kriminale’, pra dhe çka është edhe më e keqe këtu është periudha kohore nga marsi i 1998, kjo e bën këtë gjykatë shumë të rrezikshme për vendin tonë”.
“I bie koha kur është vrarë Adem Jashari, qysh në atë kohë lufta jonë paska qenë ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’ dhe i bie që Serbia paska pasur të drejtë me gjithçka që ka bërë se paska qenë në ndjekje të ‘ndërmarrjes së përbashkët kriminale’. Prandaj mendoj që efekti i kësaj gjykate është kundër luftës së drejtë të popullit të Kosovës për çlirim. Ndërsa për krimet eventuale në luftë, ato do të duhej t’i ndiqte Kosova vet”.
“Nuk dua dhe jam kundër kësaj që në emër të krimeve eventuale në luftë të dënohet lufta e popullit shqiptar të Kosovës për çlirim dhe të etiketohet si ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’”.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?