Google ADS

28 Nëntori, Hysni Gucati sot vizitohet nga djali i tij

15:31 | 28 Nëntor 2022
Emir Abduramani

Djali i Hysni Gucatit, Musli Gucati, ka qenë sot për vizitë në Hagë te babai i tij dhe ish-krerët tjerë të UÇK-së.

Këtë vizitë ai e bëri në nder të 28 Nëntorit.

Në një postim në Facebook, teksa ka informuar për vizitën e tij atje, ai ka treguar edhe fjalët e para të ish-udhëheqësve të luftës, në momentin që i ka takuar ata, përcjell arbresh.info.

“Urime 28 Nëntori”, sipas tij ishin fjalët e para të tyre ndaj Musliut.

Tutje, Gucati shtoi se ish-krerët e UÇK-së janë të motivuar dhe të pathyeshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme