Dy të rinjë në shenjë proteste kanë ndërprerë fjalimin e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, dhe administratores Fidelma Donlon.
Ato po mbajnë konferencë për medie për mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Aty po marrin pjesë mediat dhe shoqëria civile.
Krahas kësaj, disa qytetarë po protestojnë pranë objektit ku po qëndron Trendafilova.
Ata po mbajnë në duar disa pankarta ku flasin për krimet e kryera nga Serbia dhe për drejtësinë njëetnike që sipas tyre po bëj ë Dhomat e Specializuara.
“Turp, turp, turp të mbrohet gjenocidi i kryer nga Serbia”, thuhej ndër të tjera në pankartat që po mbanin këta dy qytetarë.
Ndryshe, kjo është vizita e dytë e Trendafilovës në Kosovë./arbresh.info/
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...