Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e ka përfunduar deklaratën e saj hyrëse në gjykimin kundër, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, më shtatë tetor.
Gjykimi pritet të vazhdojë sot me dëshminë e dëshmitarit të parë të ZPS-së.
Gucati dhe Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Aktakuza ndaj këtyre dyve është konfirmuar më 11 dhjetor 2020 dhe është publikuar më 14 dhjetor 2020, ndërsa një aktakuzë e korrigjuar u parashtrua më 5 korrik, kurse ajo me më pak redaktime më 4 tetor 2021.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale”, njoftojnë Dhomat e Specializuara.
Krerët e OVL UÇK-së ngarkohen se kanë bërë komente nënçmuese kundër dëshmitarëve të mundshëm dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.
“Me këto veprime, z. Gucati dhe z. Haradinaj shkelën fshehtësinë e procedurës dhe frikësuan dëshmitarë (të mundshëm) të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe si pasojë penguan punën dhe hetimet e ZPS-së”./arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pĂ«lqyen minutat e para tĂ« ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës