Prokurori i Specializuar ka vazhduar pyetjet ndaj dëshmitares së parë, Zdenka Pumper, në rastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj.
Pumper është pyetur nëse kishte të drejtë të nxjerrte materiale nga zyra për palë të treta.
“Jo”, deklaroi Pumper, shkruan arbresh.info.
Ajo ka filluar dëshminë paraditen e sotme, derisa do të merret në pyetje gjatë kësaj jave edhe nga mbrojtja.
“Jam koordinatore e hetimit. Detyrat e mija janë që të intervistoj dëshmitar, të përgatis plane të punës për prokurorinë, të analizoj prova”, deklaroi Pomper, paraditen e sotme.
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e ka përfunduar deklaratën e saj hyrëse në gjykimin kundër, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, më shtatë tetor, kur edhe ka filluar gjykimi ndaj tyre.
Më 15 korrik 2021, Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova caktoi gjykatësit Çarls Smith III, Kristof Barte, Genël Metro dhe Fergal Gejnor (rezervë) në Trupin Gjykues II.
Gucati dhe Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Aktakuza ndaj këtyre dyve është konfirmuar më 11 dhjetor 2020 dhe është publikuar më 14 dhjetor 2020, ndërsa një aktakuzë e korrigjuar u parashtrua më 5 korrik, kurse ajo me më pak redaktime më 4 tetor 2021.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale”, njoftojnë Dhomat e Specializuara.
Krerët e OVL UÇK-së ngarkohen se kanë bërë komente nënçmuese kundër dëshmitarëve të mundshëm dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara./arbresh.info/
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë