Zgjidhni quiz-in, gjeni cili personalitet jeni

13:43 | 2 Qershor 2017
Arbresh.info

Në sajë të datës suaj të lindjes mund të gjeni cilit personalitet i përkisni.

 Natyrisht, ushtrimi i mëposhtëm nuk do t’ju bëjë të ndryshoni nga ajo që jeni, por gjithsesi ia vlen përpjekja.

Për të gjetur enigmën duhet të realizoni një ushtrim të thjeshtë matematikor.

Ndiqni shembullin e mëposhtëm:

Ditëlindja: 20.03.1970

20+3+1970= 1993

1+9+9+3= 22

2+2= 4

 Pra do të duhet ta vazhdoni ushtrimin derisa rezultati të jetë një numër i vetëm.

1.Origjinali. Për ta janë të rëndësishme idetë e reja, gjërat natyrale. Të pasurit e rrugës së tyre, çka i përshkruan ata sikur janë arrogantë. U pëlqen iniciativa dhe të qenit liderë për të qenë më të mirët. TOM HANKS, ROBERT REDFORD, HULK HOGAN, NANCY REAGAN etj.

  1. Paqësori.Janë të lindur për të qenë diplomatë. Janë të ndërgjegjshëm për nevojat e të tjerëve, dëshirat dhe mendojnë për ta përpara vetes së tyre. Nuk u pëlqen të jenë vetëm, janë intuitivë dhe në përgjithësi kanë sukses në jetë. Por gjithashtu preferojnë të jenë vetëm më tepër sesa të qëndrojnë me persona që nuk u pëlqejnë. Janë të turpshëm dhe kjo shpesh i pengon të kenë vetëvlerësim në nivelin e duhur. BILL CLINTON, MADONNA, THOMAS EDISON, MOZZARTI etj.
  2. Qejfbërësi dhe adhuruesi i jetës së natës.  Janë idealistë, kreativë, socialë, sharmantë, romantikë. Fillojnë shumë gjëra por nuk i çojnë deri në fund. Dëshirojnë t’i shikojnë të tjerët të lumtur. Janë popullorë por duhet ta shohin botën me një sy më realist.  BILL COSBY, SALVADOR DALI, JODI FOSTER, MELANIE GRIFFITH.
  3. Konservatori.Janë të ndjeshëm dhe tradicionalë. Pëlqejnë rregullin dhe rutinën. Veprojnë vetëm atëherë kur e kuptojnë deri në fund atë që po bëjnë dhe kur janë të sigurt. Janë të përgatitur mendërisht të presin. Duhet të jenë më fleksibël dhe të jenë të mirë me veten e tyre.  NEIL DIAMOND, MARGARET THATCHER, ARNOLD SCHWARZENEGGER, TINA TURNER, OPRAH WINFREY

5.Jokonformisti. Janë eksplorues, kanë kuriozitet natyral dhe u pëlqen rreziku dhe entuziazmi. U pëlqen diversiteti dhe nuk u pëlqen të mbyten në rutinë. Shikojnë një mundësi mësimi në çdo situatë në jetë. Pyetjet nuk mbarojnë kurrë për ta. Duan të kenë të gjitha faktet përpara se të dalin në konkluzione. ABRAHAM  LINCOLN, VINCENT VAN GOGH, MARK HAIL, HELEN KELLER.

  1. Romantiku.Janë idealistë dhe duan të ndihen të vlefshëm për të qenë të lumtur. Një lidhje e fortë familjare është e rëndësishme për ta. Aksionet e tyre ndikojnë vendimet që marrin. Kanë nevojë të kujdesen për të tjerët dhe t’i ndihmojnë ata. Janë besnikë dhe mësues të mirë. Pëlqejnë artin dhe muzikën. Janë shokë besnikë që e marrin shoqërinë shumë seriozisht. Duhet të mësojnë se jo çdo gjë mund ta ndryshojnë. ALBERT EINSTEIN, MERYL STREEP, CHRISTOFER COLOMBI etj.
  2. Intelektuali.Janë kërkues dhe u pëlqen të zbulojnë informacione. Emocionet nuk i ndikojnë vendimet e tyre. Nuk pëlqejnë të pyeten, por të pyesin. Motoja e tyre është: “Ngadalë dhe qetë fiton garën”. Janë filozofë dhe u pëlqen të dinë dhe shpeshherë për shkak të kësaj mbeten vetëm. U pëlqejnë sekretet, jetojnë në botën e tyre dhe për këtë arsye ndonjëherë shkëputen nga realiteti. WILLIAM SHEAKSPEARE, MICHAEL JACKSON, PRINCESHA DIANA.
  3. I rëndësishëm dhe ndikues te të tjerët.Janë ata që zgjidhin problemet. Janë profesionalë dhe në objektiv përherë, kanë gjykim të mirë dhe janë vendimtarë. U pëlqejnë të kenë një jetë të mirë. Marrin përsipër jetët e njerëzve të tjerë. U bëjnë me dije në formë jo të drejtpërdrejtë se ata janë bosi. Duhet të mësojnë të marrin vendime për nevojat e tyre më tepër sesa për të tjerët.
  4. Performuesi. Janë argëtues natyralë, janë të kujdesshëm dhe të ëmbël. Janë të gatshëm të japin lekët e fundit për të ndihmuar. Me sharmin e tyre nuk e kanë problem të bëjnë miq të rinj dhe për këtë arsye askush nuk është i huaj për ta. Kanë disa personalitete dhe prandaj është disi vështirë të kuptohen shpeshherë. Janë si kameleonët, ndryshojnë shpesh ngjyrë dhe rikthehen në ngjyrën e mëparshme në varësi të situatës. Kanë fat. Por për të qenë të suksesshëm duhet të orientohen nga dashuria. HARRISON FORD, JIMMY CARTER, ELVIS PRESLEY.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme