Ju jeni tërheqës, nganjëherë edhe provokues dhe nuk i shprehni ndjenjat dhe mendimet tuaja. Jeni një kombinim i qartësisë e ngurtësisë në njërën anë dhe i butësisë e ndjeshmërisë në anën tjetër.-transmeton arbresh.info. Njerëzit tërhiqen shumë lehtë nga ju por edhe ju largohen shumë lehtë. Kjo ngase jeni zemërgjerë mirëpo edhe pak i turpshëm dhe nuk i shprehni ndjenjat tuaja.
Fuqia juaj e brendshme ju bën një mik në të cilin mund të llogaritet, por i keni disa ndjenja të fshehta që nuk keni dëshirë t’i shprehni. Njerëzit ju duan pse jeni të fortë dhe të pavarur e kjo i bën ata të kenë më shumë besim në veten e tyre. Ata nuk e kuptojnë se edhe ju jeni fragjilë si çdo njeri tjetër.
Jeni një mik fantastik. Njerëzit ju duan sepse jeni të sinqertë dhe i bëni ata të ndihen mirë. Ju i inkurajoni miqtë tuaj dhe i toleroni dobësitë e tyre. Ju tentoni të mos jeni shumë kritikë kur e thoni të vërtetën. Keni ndjenja të mira për njerëzit në përgjithësi dhe sidomos për miqtë tuaj.
Miqtë ju shohin si person të ngrohtë dhe mbështetje të fortë. Ju gjithmonë i bëni njerëzit të ndihen si në shtëpi, të dashur dhe të respektuar. Ju nganjëherë e refuzoni apo nuk i besoni dashurisë dhe afeksionit, ndoshta sepse nuk ju duket e vërtetë, por provoni dhe shiheni sa të lumtur do të jeni.
Jeni të rrallë, përgjigjet tuaja ndaj gjërave të ndryshme mund të jenë të paparashikueshme dhe të pazakonta. Kjo ju bën atraktivë dhe shumë të kërkuar në shoqëri, mirëpo edhe ju largon disa miq të cilët mendojnë se nuk jeni vetvetja.
Miqtë ju shohin si një përzierje e fuqive dhe dobësive. Jeni një person mjaft i balancuar, e njihni veten dhe keni integritet të thellë të karakterit e kjo vlerësohet shumë. Mirëpo ndonëse jeta nganjëherë nuk është ashtu siç do të donit ju jepni përshtypjen se jeni i shpërqendruar.
Në shikim të parë dukeni me vetëbesim. Miqtë tuaj e pëlqejnë elegancën tuaj. Jeni në kontroll të situatave e kjo ju bën të ndjeni presion. E keni të vështirë kur ju akuzojnë për diçka. Çlirohuni dhe do ta shihni se s’ka asgjë më tërheqëse se sa kur një njeri i fortë shfaq edhe dobësitë e tij.
Jeni tërheqës dhe keni një vendosshmëri emocionale. Miqtë tuaj e dinë se bëni më të mirën në çdo situatë. E keni një apetit për jetë por entuziazmi juaj nganjëherë është më shumë se sa që mund të përballoni. Jeni pak të pasigurt dhe duket sikur nuk ju kuptojnë./arbresh.info
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...