Një vajzë tregoi, nëpërmjet portalit Whimn, përvojën e tmerrshme që kishte jetuar ditën që duhej të ishte më e bukura e jetës së saj
Pak momente para se të shkonte në altar ajo mori një lajm që do të ndryshonte këndvështrimin e saj për mashkullin me të cilin dëshironte të martohej.
Ndërsa, ajo ishte duke festuar natën e fundit të beqarisë pranë miqve të saj më të mirë, ajo mori një mesazh nga një numër i panjohur, duke thënë: “Unë nuk do të martohesha me të, po ti?”, shoqëruar nga fotografi që tregonin të dashurin e saj me një grua tjetër dhe mesazhet që ata kishin shkëmbyer.
“Unë nuk mund të ndalem së menduari për ty. Kurrë nuk e kisha ndierë një lidhje të tillë me askënd.”
“Trupi juaj është fantastik dhe ju dini se si ta përdorni. Unë dua që e dashura ime të ketë gjysmën e aftësive tuaja”.
Duke u ndier e tradhtuar, nusja shpërtheu në lot dhe miqtë e saj e këshilluan të anulonte martesën. Megjithatë, ajo kishte një plan më të mirë. Të nesërmen, ndërsa eci drejt altarit me fustanin e bardhë dhe celularin në dorë, u ndal para miqve të saj dhe tha:
“Sot nuk do të ketë dasmë, i dashuri im nuk është personi që kisha menduar”.
Pastaj filloi të lexonte për të gjithë të ftuarit, të gjitha mesazhet që ai kishte marrë, për habinë e saj i dashuri doli nga kisha dhe të ftuarit po i duartrokisnin guximit të saj, edhe pse ajo nuk do mund të kishte martesën që kishte ëndërruar gjithmonë, ajo kishte kaluar me të një pjesë të mirë të jetës dhe për këtë arsye arriti të jetojë kaq gjatë në një gënjeshtër, por pavarësisht gjithçkaje preferoi lumturinë e saj./expres/
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...