Një mësuese e cila ka goditur dhe shqelmuar një nxënës sa dy herë ajo tani ballafaqohet me zyrtarë të ndryshëm të edukimit.
Zyrtarët e shkollës kanë filluar hetimet ndaj mësueses e cila jep lëndën e shkencave kompjuterike pasi që ajo ishte xhiruar duke e goditur me libër në kokë nxënësin e saj.
Video është xhiruar nga një nxënës tjetër, e që në video shihet që ajo edhe e shqelmon adoleshentin.
Një tjetër student dëgjohet të qeshë përderisa mësuesja bërtet: “Dil nga këtu! Nuk dua të të shohë prapë!”
Por siç duket edukatorja nuk e kishte menduar kurrë se e gjithë skena është xhiruar dhe ka bërë bujë në internet dhe media.
Kjo skenë skandaloze ka ndodhur në shkollën e mesme Ion Codru-Dragusam në qytetin e vogël të quajtur Victoria.
Victor Vijoli, zëvendës inspektor i shkollave ka thënë: “Ne kemi filluar një investigim të brendshëm rreth kësaj çështje.”
“Shkolla do të reagoj sipas ligjit, dhe ne, inspektorati, do të sigurohemi se gjithçka do të ndodhë sipas ligjit. Situata është tejet e turpshme”, ka shtuar ai, transmeton lajmi.net.
Emri i mësueses dhe nxënës nuk është bërë i ditur për publikun.
https://www.youtube.com/watch?v=ssBdM4I9AMQ
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...