Vonohet piloti, udhëtari merr në dorë timonin e avionit

22:22 | 6 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Një baba nga Britania e Madhe ka kursyer pushuesit që po udhëtoni me EsayJet nga një vonesë e gjatë, pasi piloti që duhet të ngiste avionin drejt Spanjës po vonohej.

Michael Bradley ishte mes turistëve të irrituar që po prisnin të niseshin për pushime, transmeton portali arbresh.info

Ai shpresonte të shkonte në Alicante, Spanjë me gruan dhe djalin e tij më të vogël.

Por mëqe piloti nuk po shfaqej gjëkundi, ai morri vullnetarisht timonin dhe fluturoi për 1,500 milje.

Burri nga Manchester është bërë i njohur, pasi disa nga udhëtarët postuan videon në mediat sociale.

Për mediat lokale, ai ka theksuar se “ishte shumë i stresuar edhe nga pritja, por edhe nga përgjegjësia që kishte marrë”.  /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme