Jezusi mund të jetë shpëtimtar, por ai është një alibi e tmerrshme.
Një person në Florida, akuzohet se vodhi 7 miliardë dollarë përmes transferimeve bankare, ndërsa para gjykatës tha se ai i vodhi paratë për shkak se ‘Jezusi dëshironte që ai të ishte i pasur’, transmeton portali arbresh.info
Autoritetet arrestuan John Michael Haskew, në Lakeland, në mes të dhjetorit, pasi dyshohet se kreu transferat gjatë dative 9 dhe 10 dhjetor dhe ankesa penale e përshkroi aktin e tij ‘si krimin më të madh të kryer në sistemin financiar’.
Prokurorët thanë se i akuzuari ishte i papunë dhe me të hollat e vjedhura ka pasuar një borxh për qeverinë.
Skema e tij e dyshuar ishte që të sigurojë një numër kurs bankë që nuk ishte e tij, shkruan NBC Miami, ndërsa thuhet se ai përdori një llogari bankare për të kryer më shumë se 70 transferime me vlerë të 7 miliardë dollarëve.
Sipas hetuesve i dyshuari ka raportuar se vjedhjen e ka bërë me arsyen se ‘Jezusi ka kërkuar që ai të jetë i pasur’.
Gjykata e ka shpallur fajtor Haskew për deklaratat e rrejshme me pesë vite burg dhe me gjobë prej 250 mijë dollarësh./Arbresh.info
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...