Shumica e njerëzve fare nuk i përkasin shenjës së zodiakut për të cilin besojnë që i takojnë sipas kalendarit astrologjik!
Nën ndikimin e Diellit dhe Hënës, Toka lëvizet, gjë që do të thotë që edhe yjet ndryshojnë pozitën e tyre. Ky fakt me siguri do t’ju shokojë, mirëpo shumica e njerëzve fare nuk i përkasin shenjës së zodiakut për të cilin besojnë që i takojnë sipas kalendarit astrologjik!
Ja gjasat që edhe të mësoni se cilës shenjë të horoskopit vërtet i përkisni – transmeton Telegrafi.
Nëse keni lindur në periudhën nga 21 janari deri më 16 shkurt, shenja juaj e zodiakut është Bricjapi, ndërsa Ujorë janë të ata të cilët kanë lindur midis 17 shkurtit dhe 12 marsit.
Shenja e horoskopit e Peshqve u takon të lindurve nga 13 marsi deri më 18 prill, ndërkaq Deshët nga 19 prilli deri më 14 maj.
Nga ana tjetër, të gjithë ata të cilëve ditëlindja u bie midis 15 majit dhe 21 qershorit, janë të lindur në shenjën e Demit, ndërkaq nëse jeni të lindur nga 22 qershori deri më 20 korrik në horoskop jeni Binjakë.
Gaforre janë të gjithë ata të cilët kanë lindur midis 21 korrikut dhe 10 gushtit, ndërkaq me shenjën e Luanit mund të mburren ata të cilët kanë lindur nga 11 gushti deri më 16 shtator.
Të gjitha Virgjëreshat janë të lindura në periudhën nga 17 shtatori deri më 31 tetor, ndërsa shenja e Zodiakut – Peshorja përfshin ditët nga 1 deri më 23 nëntori.
Akrepat janë të lindur midis 24 e 29 nëntorit, ndërkaq Shigjetarët i përkasin periudhës nga 19 dhjetori deri më 20 janar. /Arbresh.info/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet