Një makinë e zezë me një arkivol dhe një trup brenda ishte vjedhur të mërkurën në mbrëmje nga një kishë në Pasadena të Kalifornisë.
Sipas mediave të huaja, vjedhja ka ndodhur rreth orës 7:45 pasdite në bllokun 700 të Bulevardit Rosemead.
“Nga të gjitha vendimet e këqija që keni marrë, të paktën bëni një të mirë dhe kthejeni përsëri personin e ndjerë dhe arkivolin”, ka bërë thirrje Departamenti i Sherifit i Qarkut në Los Angeles në një cicërimë.
Siç thuhet më tej, autoritetet nuk dinë qëllimet e hajdutit ose nëse ai ose ajo e dinin se kishte një trup brenda automjetit.
Kisha ishte duke mbajtur një ceremoni për një anëtar, varrosja e të cilit është caktuar për të enjten, sipas nekrologjisë së këtij njeriu./apokaere/
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...