Kur dy persona vendosën të grabisnin një dyqan në Kaljari në Kanada, por as nuk e kishin llogaritur punonjësin e natës, Nisar Ahmed.
Ai jo vetëm që ua vështirësoi në maksimum misionin, por edhe u dha një dru të mirë.
Pasi është konfrontuar fizikisht me grabitësit, Nisar, siç shihet nga kamerat e sigurisë, del nga dyqani dhe mbyll derën nga jashtë, duke i lënë të dy grabitësit të bllokuar brenda.
Grabitësit, marrin atë çka u duhej, ndoshta duke menduar se roja ishte larguar, dhe nisen të dalin, por… nuk mundën.
Pas shumë tentativash për të hapur derën, thyen xhamin, dhe në këtë moment, Nisar u hedh atyre shishe me detergjent të lëngshëm.
Bashkë me një dëshmitar tjetër, shitësi mundi që të mbante një prej grabitësve deri kur erdhi policia.
Në përfundim, një burrë dhe një grua, u akuzuan për grabitje…
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Kusari: Prokuroria en...